Friday, September 25, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2290925
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 110
 Totali i vizitorëve : 2687217
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.1250
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Zhvillohet në Durrës mozaiku kulturor “Iranologjia në Shqipëri”


  Printo        Dërgoja miqve

Zhvillohet në Durrës mozaiku kulturor “Iranologjia në Shqipëri”

Ditën e martë më 14 shkurt 2012 në odeonin e teatrit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit, Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” në bashkëpunim me Bibliotekën publike të qytetit Durrës organizuan mozaikun kulturor “Iranologjia në Shqipëri”. Veprimtaria u organizua me rastin e ribotimit të dy vëllimeve poetike bashkëkohore iraniane në gjuhën shqipe të përmbledhura në vëllimin e titulluar “Flladi i Orientit” me autorë Sohrab Sepehri dhe Tahereh Saffarzadeh.
Në këtë veprimtari, ku ishin të ftuar studiues, njerëz të artit dhe të kulturës të qytetit bregdetar të Durrësit, përshëndetën ambasadori i Republikës Islamike të Iranit z. Ali Amui, drejtori i Kulturës pranë Bashkisë Durrës z. Adrian Gurra dhe drejtoresha e Bibliotekës Durrës znj. Flora Dervishi.
Me interes u pritën nga të pranishmit dhe kumtesat e përgatitura nga studiuesi dhe profesori i Universitetit të Durrësit z. Met Dervishi, Prof. Dr. Emil Lafe, punonjësja e Bibliotekës Durrës studiuesja Edlira Tonuzi Macaj si dhe gazetarja dhe studiuesja Monda Shima Haxhiaj.


Në këtë veprimtari nuk mungoi edhe interpretimi i bukur i poezive moderne perse nga ana e aktorëve Hysen Bashhysa, Eralda Çaushi dhe Adriana Tolka, të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Poezitë ishin përzgjedhur me kujdes nga vëllimi poetik “Flladi i Orientit” të poetëve të shquar bashkëkohorë persë Sohrab Sepehri dhe Tahereh Saffarzadeh.


Këtë veprimtari e zbukuroi stenda e botimeve kulturore dhe shkencore të Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”, si dhe ekspozita e punimeve artizanale të Iranit të vendosura në një kënd të sallonit të odeonit, ku u zhvillua edhe mozaiku kulturor “Iranologjia në Shqipëri”.


Në përfundim të veprimtarisë drejtori i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” z. Abas Azizi në kuadër të pajisjes së bibliotekave publike të Shqipërisë me botimet e këtij fondacioni, i dhuroi Bibliotekës Publike Durrës 16 tituj librash nga botimet më të fundit dhe më të zgjedhura të Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”.



14:22 - 22/03/2012    /    Numër : 582506    /    Numri i shikimeve : 1306