Friday, September 25, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2290959
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 149
 Totali i vizitorëve : 2687256
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 0.8125
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Organizohet simpoziumi “ Hazreti Muhamedi (S) dhe umeti i bashkuar”


  Printo        Dërgoja miqve

Organizohet simpoziumi “ Hazreti Muhamedi (S) dhe umeti i bashkuar”

Ditën e premte më datë 10 Shkurt, me rastin e ditëlindjes të profetit Muahmed (S) dhe Imam Xhafer Sadikut (a.s), Mesxhidi i Ehli Bejtit (a.s) në Tiranë me në krye Shejh Qemaludin Rekën, në bashkëpunim me Komunitetin Musliman të Shqipërisë , Kryegjyshatën Botërore Bektashiane si dhe Shoqatën e Ehli Bejtit (a.s) të Kosovës me rastin e javës së unitetit islam organizoi simpoziumin me temë “ Hazreti Muhamed (S), umet i bashkuar” në Tiranë. Aktiviteti u çel me këndimin e disa ajeteve nga Kurani fisnik. Në këtë aktivitet merrnin pjesë ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri SH.T.Z dr. Ali Amoui, z. Abas Azizi, përfaqësuesi i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, përfaqësuesi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, përfaqësuesi i shoqatës së Ehli Bejtit (a.s) nga Kosova, kryetari i tarikatit Halveti  Sheh Ali Pazari, përfaqësuesi i Komitetit shtetëror të Kulteve z. Viktor Rrushaj, drejtues të institucioneve të tjera iraniane në Tiranë dhe Kosovë, klerikë nga tarikate të ndryshme nga shtetet fqinje të Shqipërisë si dhe qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.
Në fjalim e tij të mbajtur në këtë simpozium Sheh Qemaludin Reka vuri theksin në personalitetin madhështor të profetit Muahmed (S) dhe Imam Xhafer Sadikut (a.s).
Ndërsa ambasadori i R.I.të Iranit në fjalën e tij përshëndetëse në këtë simpozium, dr. Ali Amoui  vuri theksin në madhështinë e personalitetit të shpirtëror të profetit Muhamed (S) dhe jetën e Hazreti Imam Xhafer Sadikut (a.s) të cilën e konsideroi edh bazament të unitetit islam.
Gjithashtu në këtë simpozium zv.kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë  z. Bujar Spahiu, përfaqësuesi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dervish Mikail Onjea, kryetari i tarikatit Halveti të Shqipërisë Sheh Ali Pazari si edhe përfaqësuesi i shoqatës së Ehli Bejtit (a.s) në Kosovë folën rreth personalitetit të ndritur të Hazreti Muhamedit (S) dhe imam Xhafer Sadikut (a.s).
Gjatë këtij simpoziumi kori i vajzave të kolegjit iranian “Saadi” në Tiranë realizoi disa këngë kushtuar profetit të nderuar të islamit Hazreti Muhamedit (S) dhe Imam Xhafer Sadikut (a.s).
Për të pranishmit në këtë aktivitet u shpërndanë librat me titull “ Dielli i Perëndimit” ( mbi jetën dhe personalitetin e Imamit të kohës,Mehdiut (a.xh), “Jeta dhe roli i Imam Aliut (a.s) në qytetërimin islam”, “Burimi i dashurisë” ( rreth ngjarjes së Gadir Humit) si dhe revista “Dashuria e Ehli Bejtit” (a.s).



13:43 - 22/03/2012    /    Numër : 582496    /    Numri i shikimeve : 1701