Friday, September 25, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2290966
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 158
 Totali i vizitorëve : 2687265
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.2500
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Drejtori i fondacionit Kulturor Iranian zhvillon një takim me Shehun e tarikatit Halveti të Durrësit, Sheh Rustem Shehun.


  Printo        Dërgoja miqve

Drejtori i fondacionit Kulturor Iranian zhvillon një takim me Shehun e tarikatit Halveti të Durrësit, Sheh Rustem Shehun.

Ditën e enjte në datë  16 Shkurt, drejtori i fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi” në Tiranë, z.Abas Azizi me ftesë të Shejh Rustem Shehut i tarikatit Halveti të rrethit Durrës zhvilloi një vizitë në këtë teqe dhe u takua me besimtarët e sajë.


Në këtë takim Shejh Rustem Shehu falënderoi ndihmat e pakursyera të Republikës Islamike të Iranit  ndaj aktiviteteve fetare dhe botimeve me karakter fetar nëpërmjet fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi” i cili i vjen në ndihmë të gjitha tarikateve aleviane dhe besimtarëve të Ehli Bejtit (a.s) në Shqipëri.


Sheh Rustem Shehu shprehu konsideratat e tij më të larta për themeluesit e Republikës islamike të Iranit Imam Khomeinin (r.h) duke shtuar se ne lutemi për shpirtin e ndritur të të ndjerit në të gjitha ceremonitë tona fetare. Po ashtu unë personalisht lutem që Zoti i madhëruar të largojë çdo rrezik  të armiqve të islamit nga shteti vëlla i Republikës islamike të Iranit.


Nga ana e tij në këtë takim, z. Azizi theksoi se Republika islamike e Iranit gjithnjë do ti qëndrojë pranë myslimanëve të Ehli Bejtit (a.s). Në këtë takim drejtori i fondacionit kulturor iranian z. Abas Azizi i dhuroi një kontingjent librash me tematikë kulturore dhe fetare në gjuhën shqipe për bibliotekën e kësaj teqeje.


13:37 - 01/03/2012    /    Numër : 582495    /    Numri i shikimeve : 1334