Sunday, October 20, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2143660
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 24
 Totali i vizitorëve : 2521792
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 0.9531
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Çelet instituti i parë në nivel universitar i studimeve iranologjike në Shqipëri


  Printo        Dërgoja miqve

Çelet instituti i parë në nivel universitar i studimeve iranologjike në Shqipëri

Ditën e premte më date 29 tetor në universitetin jo publik “Marin Barleti”, u mbajt ceremonia e hapjes së institutit të pare të studimeve iranologjike universitar në Shqipëri të quajtur “Instituti i studimeve iranologjike Firdeusiu”.



Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm ambasadori i Republikës islamike të Iranit në Tiranë shkëlqesia e tij Ali Amoui, z. Abas Azizi drejtor i Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”, Znj. Eni Juca përfaqësuesja e Unesco-s për Shqipërinë, administratorja e deleguar e universitetit jo publik “Marin Barleti” Znj. Adriana Berberi, prof.Dritan Zela, prorektor i universitetit jo publik “Marin Barleti”, Znj. Rediana Çurraj, drejtoreshë ekzekutive e institutit të studimeve iranologjike “Firdeusiu” dhe një grup profesorësh, orientalistësh, iranologësh dhe studentë të universitetit. Gjatë kësaj ceremonie u zbulua edhe logoja e këtij instituti.
Në ceremoninë e hapjes fillimisht fjalën e mori ambasadori Iranian, i cili foli rreth Iranit, kulturës dhe qytetërimit të këtij vendi. Më pas e mori fjalën përfaqësuesja e Unesco-s e cila shprehu gëzimin për këtë ngjarje të bukur kulturore e cila është rezultat i bashkëpunimit midis fondacionit kulturor Iranian “Saadi Shirazi” me universitetin jo publik “Marin Barleti”, vuri theksin në larminë e kulturave dhe njohjes së tyre me njëra-tjetrën, shprehu dëshirën që ky institut studimor të veprojë në kuadër të afrimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve kulturore dhe universitare të frytshme dhe aktive. Po ashtu në këtë aktivitet znj. Adriana Berberi, administratorja e deleguar e universitetit Marin Barleti vuri theksin në bashkëpunimin e këtij universiteti me të gjitha institutet shkencore dhe kulturore në Shqipëri, themelimin e institutit të studimeve iranologjike Firdeusi e cilësoi rezultat të bashkëpunimit të mirë dhe me vlera midis universitetit Marin Barleti dhe fondacionit kulturor Iranian “SaadiShirazi”.
Ajo citoi më tej se themelimi i këtij instituti studimor është në vazhdë të programeve të universitetit me qëllim hapjen e qendrave studimore të qytetërimeve dhe kulturave të lashta botërore.
Duhet theksuar se instituti i studimeve iranologjike Firdeusi, e ka selinë e tij në Universitetin Marin Barleti. Selia është areduar sipas traditës iraniane, akademike dhe kulturore. Instituti do të prezantojë Irani në formë sistematike dhe universitare.


 


15:16 - 08/11/2010    /    Numër : 556045    /    Numri i shikimeve : 1878