Sunday, October 20, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2143652
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 1
 Totali i vizitorëve : 2521769
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.0625
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Botohet libri “Omar Khajami midis Fan S. Nolit dhe Hafiz Ali Korçës”


  Printo        Dërgoja miqve

Botohet libri “Omar Khajami midis Fan S. Nolit dhe Hafiz Ali Korçës”

Së fundmi është botuar në 140 faqe edhe libri “Omar Khajami midis Fan S. Nolit dhe Hafiz Ali Korçës”. Ky libër që përmban aktet e konferencës me të njëjtin titull të zhvilluar disa kohë më parë, paraqet një këndvështrim të ri i parë nga syri i studiuesve shqiptarë për personalitetin e madh të poetit dhe shkencëtarit pers Omar Khajami.



Fan S. Noli një klerik ortodoks i qytetit të Korçës dhe njëkohësisht kryeministër i Shqipërisë në vitin 1924, në vitin 1926 përktheu nga një përkthim anglisht i Fitzxheraldit një pjesë të rubairave të Omar Khajamit. Pas suksesit që pati botimi i parë Fan Noli 2 vjet më vonë bën botimin e dytë ku kishte shtuar edhe shumë rubai të tjera. Pas më shumë se një dekade në vitin 1942 kleriku mysliman shqiptar Hafiz Ali Korça do të përkthente rubaitë e Omar Khajamit nga origjinali i gjuhës perse.
Këto dy përkthime cilësore nga dy klerikët Ortodoksë dhe Myslimanë të qytetit të Korçës në juglindje të Shqipërisë, tregon për vlerat e larta humane dhe bashkuese që përcillte vepra e Omar Khajamit e vlerësuar tashmë në mbarë botën.


 


 


 


 


15:59 - 26/10/2010    /    Numër : 555402    /    Numri i shikimeve : 1557