Sunday, October 20, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2143672
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 71
 Totali i vizitorëve : 2521839
 Vizitorët online : 2
 Koha e vizitës : 1.7656
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Promovohet libri “Persizmat në gjuhën shqipe dhe studimi i tyre”


  Printo        Dërgoja miqve

Promovohet libri “Persizmat në gjuhën shqipe dhe studimi i tyre”

Ditën e mërkurë më datë 21 prill, me rastin e kremtimit të ditës së poetit pers Saadi, fondacioni kulturor iranian “Saadi Shirazi” në Tiranë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë promovoi librin me titull “Persizmat në gjuhën shqipe dhe studimi i tyre”.
z.Shahrouz Falahatpisheh, drejtori i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” në fjalën e tij të mbajtur në këtë aktivitet theksoi se viti 2010 i shpallur nga Unesco si viti ndërkombëtar i afrimit të kulturave, është një rast i mirë  për të gjithë popujt  që të gjithë potencialin e tyre kulturor ta venë në shërbim të forcimit të miqësisë  dhe njohjes sa më mirë të njëri-tjetrit.
Në vazhdim të fjalës së tij, z.Falahatpisheh duke vënë theksin në të përbashkëtat kulturore dhe reale midis dy vendeve Iranit dhe Shqipërisë, botimin e këtij libri e cilësoi si dokument shkencor dhe me vlerë që i shërben forcimit të miqësisë dhe marrëdhënieve midis dy vendeve tona, si një indikator të kulturës iraniane në Shqipëri dhe një hap drejt realizimit të idesë së Unescos në afrimin e kulturave nga teoria në praktikë.
Vlen të theksohet se libri i persizmave në gjuhën shqipe përmbledh 700 fjalë me origjinë nga gjuha perse dhe paraqet interes për qarqet shkencore dhe hulumtuese të Shqipërisë.


12:56 - 28/04/2010    /    Numër : 548146    /    Numri i shikimeve : 1580