Sunday, January 19, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2149310
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 87
 Totali i vizitorëve : 2530812
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.6406
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Dita Ndërkombëtare e Nevruzit


  Printo        Dërgoja miqve

Dita Ndërkombëtare e Nevruzit

Në vitin 2010, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu Ditën Ndërkombëtare të Nevruzit, duke e përshkruar atë si një festë pranverore me origjinë persiane, e cila është festuar për më shumë se 3000 vjet. Gjatë takimit të Komitetit Ndër-qeverisës të Ruajtjes së Pasurive Botërore të Kombeve të Bashkuara, të mbajtur më datë 28 Shtator deri 2 Tetor 2009 në Abu Dhabi, dita e Nevruzit u përfshi zyrtarisht në listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCOs. Që nga viti 2010, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e njeh 21 Marsin si “Dita Ndërkombëtare e Nevruzit”.


Nevruzi, që në gjuhën perse do të thotë Ditë e Re, është një festë tradicionale e lashtë iraniane dhe dita e parë e "Vitit të Ri" iranian. Nevruzi ndiqet dhe festohet nga populli iranian dhe nga vende të tjera me kulturë të ngjashme, dhe kjo festë është përhapur në shumë pjesë të botës.
Sot, dita e Nevruzit festohet në shumë vende të cilat qoftë nga pikëpamja territoriale apo nga influencat kanë lidhje me Perandorinë Perse: Irani, Popullsi të ndryshme në Iran përfshi Kurdët, Afganistani, pjesë të Lindjes së Mesme si dhe republikat e ish-Bashkimit Sovjetik si: Taxhikistani, Uzbekistani, Azerbajxhani, Turkmenistani, Kazakistani dhe Kirgistani. Gjithashtu, ai festohet edhe nga Zoroastrianët, si dhe disa popullsi iraniane që banojnë në rajonin Chitral të Pakistanit si dhe në disa zona veriore të tij. Ai gjithashtu festohet edhe nga të gjithë emigrantët iranianë kudo në botë.
Në Turqi ai njihet me emrin Nevruz, Uyghurët që jetojnë në pjesën Veriperëndimore të Kinës e quajnë "Noruz", dhe në Shqipëri ai njihet me emrin Sulltan Nevruz. Në Shqipëri, Sulltan Nevruzi festohet kryesisht nga sekti bektashian, ku ceremonitë zhvillohen në Teqe, ato drejtohen nga Babai i Teqesë dhe shoqërohen edhe me të ngrëna. Kjo ditë festohet si dita e lindjes së Imamit Ali.
Në disa rajone të largëta të Iranit perëndimor, kjo ditë njihet si ‘Nuroj’, e cila në gjuhën kurde do të thotë Ditë e Re. Gjithashtu Nevruzi festohet edhe nga disa grupe popullate në  Bosnje, Serbi dhe në Republikën e Maqedonisë.
Nevruzi shënon ditën e parë të pranverës dhe fillimin e vitit sipas kalendarit iranian. Ai festohet në ditën e ekuinoksit astronomik pranveror, i cili zakonisht ndodh më datën 21 Mars ose një ditë përpara apo pas në varësi të vendit ku vërehet fenomeni. Ashtu siç ishte festë për Zoroastrianët si dhe vazhdon të jetë tepër i rëndësishëm edhe për iranianët e sotëm, pasardhës të Zoroastrianëve, në të njëjtën kohë ai festohet edhe në kontinentin indian si Viti i Ri. Momenti kur dielli kalon ekuatorin qiellor dhe kur dita barazohet me natën llogaritet me saktësi në çdo vit dhe në këtë ditë familjet iraniane mblidhen së bashku dhe kryejnë ritualet e festës.
Nevruzi është një festë me origjinë Zoroasteriane, dhe më e shenjta nga të gjitha; data e saktë nuk dihet por ndoshta ajo është caktuar nga vetë Zoroasteri. Qysh nga koha e Achaemenidëve viti zyrtar fillon në Ditën e Re kur Dielli lë zodiakun e Peshqve dhe kalon në atë të Dashit, duke shënuar Ekuinoksin Pranveror.
Fjala e shkruar Nevruz, për herë të parë shfaqet në shkrimet perse të shekullit të dytë, por ajo përfaqësonte një ditë tepër të shënuar edhe gjatë erës së Achaemenidëve (v. 648-330 p.e.s.), kur mbretërit e kombeve të ndryshme të perandorisë perse sillnin dhurata për perandorin apo atë që ndryshe njihej si Mbreti i Mbretërve (Shahanshah) të Persisë.
Haft Sīn apo shtatë Stë është një traditë tepër e rëndësishme e Nevruzit. Tavolina e “Haft sin” përmban shtatë artikuj specifik që fillojnë me shkronjën S apo ‘Sīn’ sipas alfabetit pers. Artikujt simbolizojnë shtatë krijimet dhe të pavdekshmit e shenjtë që i ruajnë ato. “Haft Sin” ka evoluar me kalimin e kohës por e ka ruajtur simbolikën e tij. Tradicionalisht, familjet përpiqen ta shtrojnë tavolinën e “Haft Sīn” sa më bukur të jetë e mundur, jo vetëm si një vlerë tradicionale dhe shpirtërore, por edhe për shkak të vizitave që bëhen në ditën e Nevruzit duke u përpjekur ti bëjnë ushqimet sa më të shijshme.



Artikujt e “Haft Sīn” janë:
• sabzeh - grurë, elb ose thjerrëza të vendosura në pjatë – simbolizojnë rilindjen
• samanu – një buding i bërë nga fara gruri – simbolizon begatinë
• senjed – kokrra të thatë ulliri të egër – simbolizon dashurinë
• sīr - hudhra – simbolizon mjekësinë
• sīb - mollë – simbolizojnë bukurinë dhe shëndetin
• somaq – manaferra – simbolizojnë (ngjyrën) e lindjes së diellit
• serkeh - uthull – simbolizon moshën dhe durimin


Artikuj të tjerë në tavolinë mund të jenë:
• Sonbol - Hyacinth (lule zbukuruese)
• Sekkeh - Monedha – përfaqësojnë pasurinë
• ëmbëlsira tradicionale iraniane si bakllava, toot, naan-nokhodchi
• Aajeel – fruta të thata, manaferra dhe stafidhe
• qirinj të ndezur (ndriçimi dhe lumturia)
• një pasqyrë (simbolizon pastërtinë dhe ndershmërinë)
• vezë të zbukuruara, shpesh një për çdo anëtar të familjes (pjellorinë)
• një enë uji me një peshk të kuq (jeta brenda jetës, dhe shenjë e Peshqve, të cilën dielli po e lë)
• ujë trëndafili, besohet të ketë fuqi magjike pastrimi
• ngjyrat kombëtare, për patriotizëm
• një libër të shenjtë (p.sh., Avesta, Kuran, Bibla, Torah, apo Kitáb-i-Aqdas) apo dhe një libër poetik (pothuajse gjithmonë “Shahnama” apo “Divani” i Hafez)


Fondacioni Kulturor Iranian “SAADI SHIRAZI”


18:47 - 18/03/2010    /    Numër : 546823    /    Numri i shikimeve : 3286