Friday, August 14, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2264570
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 667
 Totali i vizitorëve : 2657620
 Vizitorët online : 3
 Koha e vizitës : 0.9375
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Fondacioni kulturor “Saadi Shirazi”, merr pjesë në panairin e 12-të të Librit, Tirana 2009


  Printo        Dërgoja miqve

Fondacioni kulturor “Saadi Shirazi”, merr pjesë në panairin e 12-të të Librit, Tirana 2009

Edhe në panairin e sivjetshëm të librit, ashtu sikurse edhe gjatë panaireve të viteve të shkuara, fondacioni kulturor “Saadi Shirazi” prezantoi për publikun shqiptar botimet më të fundit.



 Në panairin e 12-të ndërkombëtar të librit i cili u zhvillua në pallatin e kongreseve në datat 12-16 nëntor, fondacioni kulturor paraqiti aspekte të prezencës kulturore iraniane në Shqipëri në formën e librave kulturorë të përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe.



Në panairin e sivjetshëm në stendën e fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”, u prezantuan edhe botime të shtëpisë botuese iraniane “Al Hoda”. Krahas librave të fondacionit,  publiku shqiptar shfaqi interes të madh për posterat që prezantonin peizazhe nga Irani, miniatura si dhe piktura të artistëve iranianë. Interes i veçantë u shfaq edhe për tablo me shkrime nga Kurani.




Vlen për t’u theksuar se në stendën e fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” u prezantuan rreth 30 tituj librash, të botuara gjatë prezencës së tij aktive kulturore në Shqipëri, fakt ky që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe vizitorëve në këtë panair.



Disa prej këtyre botimeve i kushtohen figurave të shquara shqiptare (të shekullit XIX-XX) të cilët kanë luajtur një rol kyç në promovimin e kulturës iraniane në Shqipëri, mund të përmendim këtu personalitete të tilla si Vexhih Buaharaja, shqipëruesi i “Shahname-së” dhe “Gjylistani dhe Bostani”, Naim Frashëri me veprën e tij në persisht “Tehajjulat”, etj.


2009/11/25    /    Numër : 542701    /    Numri i shikimeve : 2697