Sunday, October 20, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2143665
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 40
 Totali i vizitorëve : 2521808
 Vizitorët online : 2
 Koha e vizitës : 1.0625
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Botohet në gjuhën shqipe libri me titull “Kultura në Iran”.


  Printo        Dërgoja miqve

Botohet në gjuhën shqipe libri me titull “Kultura në Iran”.





Fondacioni kulturor “Saadi Shirazi” në vazhdë të aktivitetit të tij kulturor dhe zgjerimin e diplomacisë publike të Republikës islamike të Iranit në rajon, njëkohësisht me krijimin e shoqatës të miqësisë “Shqipëri-Iran”, botoi në gjuhën shqipe librin ilustrativ me titull “Kultura në Iran”, si një bazë të dokumentuar dhe të plotë të prezantimit të kulturës iraniane. Ky libër u botua nga shtëpia botuese “Ideart”. Libri u përgatit për botim në bashkëpunim me disa orientalistë dhe iranologë të shquar shqiptarë, gjë që bën që ky libër në llojin e vet nga pikëpamja e përmbajtjes  dhe stilit të tij të prezantojë çështje me vlera në fushën e burimeve iranologjike në Shqipëri, fushë e cila deri më sot ka qenë e zbrazët. Në këtë libër kultura dhe shoqëria iraniane prezantohet në tre fusha, histori, fe dhe art, nga periudha e fillimit të qytetërimit iranian dhe deri në ditët tona.Ky është libri i parë ku tematika kulturore e shoqërisë iraniane është ilustruar me foto të shumta si dhe shpjegimet përkatëse. Vetë ilustrimi në mënyrë të pavarur e fut lexuesin në udhën  e prezantimit të kulturës iraniane dhe vetë Iranit. Rëndësia e këtij ilustrimi që përmban rreth 400 foto me ngjyra të cilat trajtojnë tema të ndryshme, si histori, fe, ekonomi,pamje tërheqëse, jeta e përditshme, arti, sporti dhe... qëndron në faktin se përçon foto reale nga Irani, sidomos Irani i sotëm dinamik, të cilat hedhin poshtë në formë të dokumentuar shumë prej paragjykimeve dhe imazheve të shtrembëruara dhe dashakeqe të cilat janë përhapur përgjatë viteve të kaluara për opinionin publik nga disa media botërore, dhe i prezantojnë lexuesit shqiptar Iranin e vërtetë.
Nga shtojcat e  tjera që të tërheqin vëmendjen në këtë libër është dhe kronologjia e plotë e Iranit që prej fillimit dhe deri më sot, është  fjalori kulturor dhe social i koncepteve që kanë lidhje me njohjen e kulturës iraniane, udhëzimet e faqeve më të mira iraniane të internetit, mësimi i dhjetave arteve tradicionale iraniane në formë figurative dhe specifike si dhe disa shtojcave të tjera, të cilat janë prezantuar krahas tekstit shkencor të librit. “Kultura në Iran”, është i pari libër i plotë  i botuar në gjuhën shqipe i cili prezanton kulturën  e Iranit islam për lexuesit shqiptarë në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht në Shqipëri.
Në parathënien e këtij libri, përgatitur në z. Shahrouz Falahatpisheh, drejtor i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” si dhe prof. Shaban Sinani, studiues, orientalist dhe iranolog i shquar i Shqipërisë, thuhet:
“Në fakt, qysh në mesjetë, kur Europa e pa veten të pamjaftueshme dhe nisi të eksplorojë botën, në drejtimin e Lindjes e të Perëndimit, duke zbuluar Indinë dhe “Indinë tjetër” përtej Atlantikut, siç e pagëzuan “kontinentin e ri” eksploratorët europianë, thuhej në formë sentence se “Drita vjen prej Lindjes” (“Lux ex Orientae”). “Shekulli i iluminizmit” (“le siecle de lummiere”), shekulli i romantizmit dhe shekuj të tjerë europianë që erdhën më pas, do të shihnin për një kohë të gjatë vetveten në pasqyrë të zhvillimeve të Orientit. Do të rikthehej në vëmendjen e Europës humaniste po ajo bashkëjetesë e shkëlqimtë që e kishte pasë kthyer Spanjën në një “Safardika”, në tokë të artë të lulëzuar të tri kulturave, besimeve dhe qytetërimeve abrahamike: Krishtërimit, Islamit dhe Hebraizmit.
Mund të thuhet që në thelbin e vet kultura perso-iraniane gëzon dy tregues kryesorë, të cilët i kanë falur asaj një identitet të spikatur. Këta dy tregues, sipas vëzhguesve perëndimorë dhe atyre të vendit të origjinës, janë: arti dhe delikatesa në njërën anë dhe niveli i lartë i dinamizmit në jetë, në anën tjetër . Këta dy tregues kanë mbijetuar nëpër kohëra, pavarësisht ndryshimeve politike, sociale, gjuhësore dhe fetare të popullit iranian.”


2009/11/10    /    Numër : 542082    /    Numri i shikimeve : 1132