Thursday, October 29, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2315516
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 465
 Totali i vizitorëve : 2714542
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.1562
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > * Është shfaqur premierë në kinemanë "Imperial", në ambientet e hotel "Sheraton", filmi dokumentar "Irani


  Printo        Dërgoja miqve

* Është shfaqur premierë në kinemanë "Imperial", në ambientet e hotel "Sheraton", filmi dokumentar "Irani

Gazeta Shqip : "Shtatë pamjet e një qytetërimi në zemër të Lindjes"
18/07/2008


Është shfaqur premierë në kinemanë "Imperial", në ambientet e hotel "Sheraton", filmi dokumentar "Irani: Shtatë pamjet e një qytetërimi", realizim i "Sunrise Visual Innovations Ltd", një prej kompanive me prestigjioze, e specializuar në realizimin e filmave dokumentarë. Filmi është vlerësuar nga kritika botërore si një nga dokumentarët më cilësorë për antikitetin lindor. Aty rindërtohen për herë të parë shumë aspekte të qytetërimit mahnitës të Iranit, duke përfshirë qytete antike të harruara dhe monumente të shkatërruara. Filmi përbëhet nga shtatë pjesë, duke paraqitur në kufijtë kohorë të një ore shtresa rikonstruksioni shumëngjyrëshe dhe të ndërlikuara, të mbivendosura mbi rrënojat aktuale arkitekturore të shumë qyteteve të rëndësishme e me famë botërore dhe monumenteve në Iran, të ngritura nga 4000 vjet para Krishtit, deri në shekullin XVII pas Krishtit. Ajo që është përpjekur në film është demonstrimi i gjallërisë së një kulture dhe dinamizmi i një qytetërimi, eksplorimi i një rajoni që zë një vend të rëndësishëm në historinë arkitekturore dhe atë të artit, po ashtu në fushën e estetikës dhe mendimit, një vend që s‘është njohur gjithmonë plotësisht.


2008/07/25    /    Numër : 525173    /    Numri i shikimeve : 876