Thursday, October 29, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2315504
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 453
 Totali i vizitorëve : 2714530
 Vizitorët online : 2
 Koha e vizitës : 1.3750
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > * Shtatë pamjet e një qytetërimi në zemër të Lindjes


  Printo        Dërgoja miqve

* Shtatë pamjet e një qytetërimi në zemër të Lindjes

Gazeta Ndryshe: “Shtatë pamjet e një qytetërimi në zemër të Lindjes”
Nga Olsi Lundra
E Premte, 18 Korrik 2008



Rreth 70 dijetarë, ekspertë


të famshëm nga gjithë


bota, përfshi profesorë të


universiteteve të New Yorkut e Harvardit (USA), Kembrixhit (Britani e Madhe), Parisit dhe Romës, janë ftuar nga një kompani e njohur kanadeze e specializuar për filmat dokumentarë për të rindërtuar dhe komentuar një nga themelet e qytetërimit botëror, historinë gati 7 mijëvjeçare të persëve, Iranit të sotëm. Filmi dokumentar "Irani: Shtatë pamjet e një qytetërimi", realizim i "Sunrise Visual Innovations Ltd."(Kanada), falë bashkëpunimit mes fondacionit "Saadi Shirazi" dhe kinema "Imperial" shfaqet edhe për publikun shqiptar në një nga sallat e hotel "Sheraton", Tiranë. Ky film është vlerësuar nga kritika botërore si një nga dokumentarët më cilësorë për antikitetin lindor.


Persia ose Irani, siç quhet tani, prezanton një leksik historie njerëzore, e cila mund të krahasohet me pak vende të tjera të botës. Emri Persi rrjedh nga Persis, një provincë në jug të Iranit, nga ku një fis iranian jugor, të njohur si "Parsët" krijuan një perandori të madhe, në shekullin e VI, para Krishtit. Emri Iran, i shqiptuar "Eran", gjithsesi, vjen nga termi "Arian", që do të thotë "toka e fisnikëve", një emër i përdorur për herë të parë në fillim të mijëvjeçarit të parë, para Krishtit. Vlen të përmendet që Irani, ndryshe nga vendet e tjera, nuk ka ngritur statuja, ose monumente për heronj ose pushtuesit ushtarakë. Më mirë, gjejmë përkujtimore të Hafezit, Saadiut, Firdeusit, Khajamit, Rumiut dhe shkrimtarësh të tjerë. Ky theksim mbi kulturën, më shumë se mbi aktet heroike luftarake shërben për të shpjeguar tiparet e shumta të civilizimit, që ka ruajtur Irani përmes shekujve.


Për shkak të pozicionit gjeografik, Irani i sotëm apo Persia e dikurshme ka qenë një kryqëzim qytetërimesh dhe objekt lakmie që ka sjellë luftëra dhe pushtime të vazhdueshme. Megjithatë, çdo herë, vendi si një pemë qiparisi është përkulur, por pastaj është kthyer në gjendjen e mëparshme. Gjatë shekujve, Irani ka pasur ndikime të shumta nga grekët, arabët, turqit dhe mongolët. Në historinë e gjatë të Iranit, popuj të ndryshëm kanë ardhur të vendosen në këtë tokë, që sot përbën kombin iranian, duke përfshirë persët, azerbajxhanasit, kurdët, turkmenët, arabët dhe baluçët.


Irani, në kohën e akamenidëve, karakterizohet nga një tolerancë e madhe ndaj nënshtetasve, duke i lejuar ata të praktikonin ritet dhe fenë e tyre. Njëherësh, për herë të parë në histori, nën atë që mund të quhet një sistem ligjor laik, ose "ligji i mbretit", u shpik një sistem që bashkonte popujt e ndryshëm të perandorisë dhe siguronte vazhdimësinë e dinastisë akamenide. Kjo shprehje e ligjit ishte paraardhëse e ligjeve romake. Nën sundimin e sasanëve, ndërtesat me tulla dhe llaç zëvendësuan strukturat e gurit karakteristike të periudhave më të hershme dhe kjo vazhdoi në kohën islamike, kur qytete si Esfahani e Nishapuri u bënë qendra arti dhe zejtarie. Esfahani ruan akoma shumë monumente të së kaluarës dhe shikohet si thesari i panoramës së qyteteve të tjera në Iran.


Në periudhën islame artet dhe kultura iraniane u ngritën në shkallën më të epërme. Shekujt pasardhës dëshmuan zhvillimin e traditave të shquara në qeramikë, poçari, punimin e pllakave, llaç, punimin e tullave, të metalit, qelqit, tapeteve, tekstiles, bizhuterive, muzikës dhe poezisë. Në antikitet dhe përsëri gjatë periudhës islamike, pozita e Iranit, mes Perëndimit dhe Kinës, ndihmoi në transformimin e kësaj toke në një "kryqëzim qytetërimesh" dhe në një nga burimet më të mëdha të artit e mendimit. Origjinaliteti i Iranit është i tillë që vazhdon të krijojë forma të reja, ndërsa ruan karakterin e tij të veçantë, ndërsa ndikimi i tij u shtri përgjatë shumë rajoneve të mëdha. Në filmin dokumentar "Irani: Shtatë pamjet e një qytetërimi" rindërtohen për herë të parë shumë aspekte të qytetërimit mahnitës të Iranit, duke përfshirë qytete antike të harruar dhe monumente të shkatërruar. Ky film përbëhet nga shtatë pjesë, duke paraqitur nw kufijtë kohorë të një ore, shtresa rikonstruksioni shumëngjyrëshe dhe të ndërlikuara, të mbivendosura mbi rrënojat aktuale arkitekturore të shumë qyteteve të rëndësishme e me famë botërore dhe monumenteve në Iran, të ngritura nga 4000 vjet para Krishtit, deri në shekullin e XVII, pas Krishtit. Ajo që është përpjekur të bëhet këtu, është demonstrimi i gjallërisë së një kulture dhe dinamizmi i një qytetërimi, eksplorimi i një rajoni që zë një vend të rëndësishëm në historinë arkitekturore dhe atë të artit, po ashtu në fushën e estetikës dhe mendimit, një vend që s'është njohur gjithmonë plotësisht.


2008/07/25    /    Numër : 525166    /    Numri i shikimeve : 994