Thursday, October 29, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2315520
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 469
 Totali i vizitorëve : 2714546
 Vizitorët online : 2
 Koha e vizitës : 1.8125
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Drejtori i Fondacionit Kulturor Saadi Shirazi i ftuar special në TVSH


  Printo        Dërgoja miqve

Drejtori i Fondacionit Kulturor Saadi Shirazi i ftuar special në TVSH

Ditën e enjte më datë17 korrik drejtori i Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" z. Reza Karami ishte i ftuar special në emisionin e mëngjesit “Jo vetëm Kafe” në TVSH.
Z. Reza Karami ishte i ftuar në këtë emision me rastin e 5 vjetorit të aktiviteteve kulturore të drejtuara prej tij në krye të Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”. Ai theksoi se kultura është urë që lidh popujt, dhe rrënjët e kësaj lidhje gjenden në të përbashkëtat dhe lidhjet kulturore që ekzistojnë midis popujve. Me tej z. Karami shtoi se prioritet i Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" ka qenë dhe do të jetë forcimi, promovimi dhe zgjerimi i këtyre marrëdhënieve që janë të afërta për të dy popujt tanë miq. Këtë e dëshmon më mirë prania 12 vjeçare e Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" në Shqipëri.


     


Në këtë emision televiziv z. Karami vuri theksin në lidhjen e ngrohtë që ka krijuar Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” me elitën intelektuale shqiptare të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me këtë fondacion në shumë aktivitete shkencore dhe kulturore.
Gjatë këtij emisioni u shfaqën edhe fragmente nga dy botimet kulturore të Fondacionit vepra "Qerbelaja", dhe "Ëndërrime" që të dyja këto të poetit kombëtar shqiptar Naim Frashëri.



Prezantimi këtyre dy veprave u shoqërua me një citim të Eqrem Çabejit, njëri prej mendimtarëve më të mëdhenj të Shqipërisë lidhur me personalitetin e Naim Frashërit dhe lidhjen e tij me gjuhën dhe kulturën perse.Vlen për tu theksuar se gjatë emisionit u transmetuar edhe fragmente nga dokumentari historik " shtatë pamjet e  Iranit".


2008/07/22    /    Numër : 525111    /    Numri i shikimeve : 1222