Thursday, October 29, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2315493
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 442
 Totali i vizitorëve : 2714519
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.2656
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Organizohet seminari i studimit të ideve mistike të Imam Khomeinit (r.h) dhe promovohet libri me poezi Uji i jetës


  Printo        Dërgoja miqve

Organizohet seminari i studimit të ideve mistike të Imam Khomeinit (r.h) dhe promovohet libri me poezi Uji i jetës

Ditën e mërkurë më datë 4 qershor fondacioni kulturor "Saadi Shirazi" organizoi në ambientet e Hotel Tirana seminarin dhe takimin letrar me temë "Imam Khomeini dhe Poezia".
Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues të lartë fetarë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Midis personaliteteve pjesëmarrëse përmendim kryegjyshin botëror i bektashinjve Baba Reshat Bardhi, z. Ekbali Zarech ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, z. Reza Karami drejtor i Fondacionit Kulturor "Saadi shirazi" si dhe drejtues të institucioneve të tjera iraniane në Shqipëri dhe një numër personalitetesh të tjera fetare, shkencore dhe kulturore.
Punimet e seminarit u drejtuan nga poeti Xhevahir Spahiu, poet i shquar dhe bashkëkohor shqiptar. Seminari u prit shumë ngrohtë nga poetët, shkrimtarët dhe mendimtarët e shoqërisë kulturore shqiptare si dhe pati një jehonë të gjerë ne mediat shqiptare.
Z. Karami drejtor i Fondacionit Kulturor Saadi Shirazi në Tiranë në fjalimin e tij që çeli punimet e seminarit, fillimisht i uroi mirëseardhjen miqve dhe pjesëmarrësve në këtë takim letrar kushtuar mendimeve mistike të Imam Khomeinit dhe më pas vuri theksin ne qëllimi i organizimit të kësaj veprimtarie.
 Ai e cilësoi imam Khomeinin si një ndër udhëheqësit më të mëdhenj fetarë dhe politikë në botë në shekullin e fundit. Ai më tej citoi se Imam Khomeini, lideri i Revolucionit Islamik Iranian përveç se një personalitet politik dhe popullor që ishte dhe sekreti i kurorëzimit me fitore të revolucionit islamik në Iran, ishte një thesar plot ide dhe mendime mistike dhe filozofike ku fare mirë mund t’i hasim në fjalët dhe poezitë e tij.
Më pas baba Reshat Bardhi kryegjyshi botëror i bektashinjve foli për dimensione të tjera të personalitetit filozofik të imam Khomeinit. Ai e cilësoi Imam Khomeinin si bir të Ehli Bejtit (a.s) i cili ishte vazhdues i rrugës së Ehli Bejtit( a.s)  dhe për këtë arsye është udhëheqësi shpirtëror i të gjithë neve.
Më pas fjalën e mbajti z Alibeman Ekbali Zareç, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri i cili i uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe falënderoi organizatorët e këtij seminari. Ai e cilësoi Imam Khomeinin një personalitet fetar dhe lider të veçantë dhe theksoi se dimensionet e këtij burri shteti me përmasa botërore burojnë prej profetëve hyjnorë si Ibrahimi, Musai, Isai dhe profeti i fundit hasreti Muahmedi (s.a).  Imam Khomeini duhet vazhdimisht ti prezantohet opinionit në botë me qëllim që ata të njohin modelin e epërm të një lideri botëror.
Më pas mbajtën fjalë një sërë personalitetesh shkencorë dhe kulturorë si z. Profesor Abdi Baleta, prf.dr Shaban Sinani dhe prof. Dr Fatmir Minguli folën në lidhje me personalitetin e Imam Khomeinit dhe veçoritë e poezisë së tij mistike.
Vlen për tu theksuar se në këtë seminar u promovua dhe vëllimi me poezi i Imam Khomeinit “Uji i jetës” i cili është përkthyer dhe botuar në vitin 2007 si dhe libri tjetër i Imam Khomeinit "Udhëheqësi dhe populli" i cili është botuar me rastin e 19 vjetorit të vdekjes së Imam Khomeinit nga Ambasada e Republikës Islamike të Iranit. Këta dy libra u shpërndanë falas për të pranishmit.


2008/07/11    /    Numër : 524770    /    Numri i shikimeve : 995