Wednesday, February 19, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2152097
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 26
 Totali i vizitorëve : 2534562
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 0.6719
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > * Poeti i madh pers Rumiu edhe në CD


  Printo        Dërgoja miqve

* Poeti i madh pers Rumiu edhe në CD

Gazeta Metropol 12/01/2008    Moda e re e shijimit të poezisë botërore: nga emisioni “ora e poezisë“ në radio, te DVD-të dhe CD-të.


N.Z.


Elektronika “pushton” edhe poezinë. Jo në versionin që përgënjeshtron I. Kadare te poezia e tij me titull “Erdh’ kohë e teknikës, poezia u prish”. Përkundrazi. Teknologjia dhe teknika jo vetëm nuk e “thajnë” shpirtin dhe ndjenjën poetike te njeriu modern, por mund t’i vijnë në ndihmë asaj përmes komoditetit të servirjes. Ashtu si edhe proza apo arti në përgjithësi, edhe poezia, ndonëse me vonesë, po përshtatet gjithnjë e më shumë me versionin elektronik, virtual, të ekzistencës dhe komunikimit. Tashmë biblioteka më e madhe nuk është më ajo e Aleksandrisë, Romës apo Uashingtonit që lidhen me kujtimet apo ekzistencën e ngrehinave madhështore me rafte të mbushura plot me libra të vjetër dhe të rinj, por “depozita” e “Yahoo”-së dhe tërë format e tjera virtuale të botës së re të internetit dhe kompjuterit. Nuk kemi më tani libra vetëm prej letre, madje ka nisur moda e letërsisë “on line”…


Tani Homerin, Shekspirin, Danten, Eseninin, Pushkinin, Dritëro Agollin, Ismail Kadarenë apo Xhevahir Spahiun mund t’i kesh me vete në një CD apo DVD, në një harddisk apo flashdisk që është në peshë apo në madhësi sa një e njëmijta e njërit prej librave të këtyre autorëve. Akoma më thjesht: mjafton një “klikim” në vendin e duhur dhe faqe të tëra të mrekullueshme të artit dhe kulturës botërore mund të bëhen të tuat. Edhe në Shqipëri ka nisur të krijohen biblioteka virtuale të poezisë dhe letërsisë përmes gazetave dhe forumeve të internetit. Pas një periudhe të ftohjes e indiferencës së lexuesit shqiptar me poezinë, duket se ka nisur një modë tjetër më tërheqëse: tërheqja e fansave të poezisë përmes CD-ve. Një grup aktorësh që udhëhiqen nga Vasjan Lami, përveç një emisioni të formatuar mjaft këndshëm dhe me shije në “Bum-Bum Radio”, kanë nisur edhe prodhimin e CD-ve me poezi. Projekti më i ri i tyre është një CD me poezi të zgjedhura nga poeti i madh klasik pers Xhelaledin Rumiu në kuadrin e Vitit Ndërkombëtar të Rumiut, shpallur kështu nga UNESKO-ja. Projekti ka gjetur edhe përkrahjen e fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”. Aktorët e përfshirë në këtë projekt janë Vasjan Lami, Ema Andrea, Dritan Boriçi dhe Violeta Banushi. Koordinatori i projektit, Vasjan Lami, thotë se kjo lloj përcjelljeje e poezisë te publiku, përmes mjeteve të kohës, ka rikthyer te shqiptarët dashurinë e vjetër për poezinë, sidomos te brezi i ri. Aq më tepër një poet si Rumiu, i cili, për shkak të muzikalitetit të vargut dhe ritmit, mund të shijohet deri në fund kur recitohet. Kjo mënyrë e re “leximi”, përmes CD-ve, vlerësohet nga specialistët e tregut të artit si një nga shpjegimet pse Rumiu kohët e fundit fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm edhe në SHBA.


Tani në veshët e shqiptarëve nuk dëgjohen vetëm muzikë e këngë, shpesh edhe bajate apo imitime banale të repertorit të huaj, por edhe poezi. Dhe kjo nuk është pak. Rikthimi te poezia shënon fillimin e largimit nga format banale të argëtimit dhe kultura mediokre.


Aktori Vasjan Lami thotë se kjo lloj përcjelljeje e poezisë te publiku, përmes mjeteve të kohës, ka rikthyer te shqiptarët dashurinë e vjetër për poezinë, sidomos te brezi i ri. Aq më tepër një poet si Rumiu, i cili, për shkak të muzikalitetit të vargut dhe ritmit, mund të shijohet deri në fund kur recitohet. Kjo mënyrë e re “leximi”, përmes CD-ve, vlerësohet nga specialistët e tregut të artit si një nga shpjegimet pse Rumiu kohët e fundit fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm edhe në SHBA.


2008/01/13    /    Numër : 519996    /    Numri i shikimeve : 809