Tuesday, September 22, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2289972
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 84
 Totali i vizitorëve : 2686140
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 0.7969
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > TVSH transmeton emision të drejtpërdrejtë për Fondacionin Kulturor “Saadi Shirazi” me rastin e sesionit shkencor “Rumiu në Ballkan”


  Printo        Dërgoja miqve

TVSH transmeton emision të drejtpërdrejtë për Fondacionin Kulturor “Saadi Shirazi” me rastin e sesionit shkencor “Rumiu në Ballkan”


Ditën e premte më 21 dhjetor 2007, pas organizimit të suksesshëm të sesionit shkencor “Rumiu në Ballkan” nga Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, TVSH e pa të arsyeshme të organizonte një emision të shkurtër 15 minutash të drejtpërdrejtë për teleshikuesin shqiptar, ku ishin të ftuar z. Shahrouz Falahatpisheh nga Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” dhe poeti Dhori Qiriazi që është edhe përkthyesi i poezive të zgjedhura nga “Masnavi Ma’navi” në gjuhën shqipe.
Në emisionin e mëngjesit i transmetuar para edicionit të lajmeve të mëngjesit në orën 9, drejtuesja e emisionit vlerësoi sesionin shkencor “Rumiu në Ballkan” dhe i bëri pyetje të pranishmëve për këtë veprimtari dhe për personalitetin e Rumiut.
Masat dhe përgatitjet e bëra nga Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” për këtë sesion shkencor, veprimtaritë e larmishme gjatë punimeve të këtij sesioni si dhe mendimi filozofiko-mistik i Rumiut në Ballkan ishin disa prej pyetjeve të cilave i dha përgjigje z. Falahatpisheh.
Zoti Falahatpisheh pasi shpjegoi mesazhin pozitiv të këtij sesioni shkencor, i cilësoi idetë dhe mendimet filozofike, mistike e poetike të Mevlana Xhelaledin Rumiut si mendime që kapërcejnë çdo kufi e kulturë, e mësimet e tij përveç dashurisë e miqësisë shprehin ndjenjën e lartë të afrimitetit me Krijuesin, paqen shpirtërore e dashurinë njerëzore. Këto cilësi e atribute i promovoi e i prezantoi më së miri Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” në kuadër të kujtimit dhe festimit të vitit ndërkombëtar të poetit, filozofit e mistikut pers Mevlana Xhelaledin Rumi.
Më pas i fuari tjetër i këtij emisioni poeti Dhori Qiriazi pasi shpjegoi më qartë për publikun shqiptar këtë veprimtari kulturore në Shqipëri; vlerësoi poetin pers Mevlana Xhelaledin Rumi si një frymëzues për personalitetet e kulturës dhe letërsisë shqiptare, siç ishte edhe poeti kombëtar shqiptar Naim Frashëri.


    


Drejtuesja e emisionit gjatë prezantimit që i bëri aktivitetit i shpjegoi publikut shqiptar edhe për dy veprat e rëndësishme me poezi të zgjedhura nga “Masnavi Ma’navi” dhe “Divani i Shamsi Tabrizit”, që u përkthyen e u botuan nga Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” me rastin e sesionit shkencor “Rumiu në Ballkan”.



2007/12/27    /    Numër : 519241    /    Numri i shikimeve : 929