Monday, September 28, 2020
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2292693
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 321
 Totali i vizitorëve : 2689160
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.0469
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Organizohet Simpoziumi rajonal “Rumiu në Ballkan”


  Printo        Dërgoja miqve

Organizohet Simpoziumi rajonal “Rumiu në Ballkan”

Ditën e hënë më 17 dhjetor 2007, u zhvillua në Hotel “Tirana International” Sesion Shkencor “Rumiu në Ballkan”.
Në këtë sesion të zhvilluar nga Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, me rastin e 800-vjetorit të lindjes së poetit, filozofit dhe mistikut pers Mevlana Xhelaledin Rumi, merrni pjesë me dhjetëra personalitete të kulturës, studiues, profesorë, njerëz të artit dhe diplomatë të interesuar pas figurës së Mevlana Xhelaledin Rumiut. Ky simpozium shkencor u organizua prej Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” në bashkëpunim me MTKRS, Akademinë e Shkencave, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe UNESCO-n. Në ceremoninë e hapjes referuan folësit; z. Reza Karami drejtor i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”, z. Alibeman Ekbali Zareç Ambasadori i RI të Iranit, z. Shaqir Rexhvelaj përfaqësues i MTKRS, Haxhi Dede Reshat Bardhi Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dhe gjithashtu Konstatinos Kokosis Ambasaori i Greqisë, të cilët vunë theksin në figurën e lartë të Mevlana Xhelaledin Rumiut.


         


Drejtori i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” në fjalimin e hapjes theksoi se Mevlana Xhelaledin Rumi është një prej poetëve më të mirë iranianë me ide përparimtare filozofike si në kohën kur jetoi ashtu edhe më vonë. Ai shtoi se personaliteti i Rumiut është botëror dhe që i kapërcen kufijtë kohorë e që i përket njerëzimit, pasi gjithmonë besonte në vendin e lartë që gëzonte njeriu e gjithmonë ishte në kërkim të lartësimit të njeriut.
Z. Rexhvelaj në lexim të mesazhit nga MTKRS, theksoi rëndësinë e dashurisë dhe humanizmit që shprehte mendimi filozofik i Rumiut dhe e cilësoi si një ogur të mirë përshëndetjen e MTKRS. Në vazhdim ai përshëndeti punën dhe nismën e Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” në përkujtim të figurës së Mevlana Xhelaledin Rumiut.


                    


Nga ana e tij Ambasadori i RI të Iranit z. Ekbali Zareç pasi falënderoi organizatorët e veprimtarisë së madhe shkencore prezantoi një pjesë të testamentit të Mevlana Xhelaledin Rumiut i cili theksonte që të bënin vepra të mira, të agjëronin e të adhuronin Zotin, të largohen prej keqpunuesve e të duan dhe të ndihmojnë llojin e vet. Ai gjithashtu theksoi për shpirtin e miqësisë e të vëllazërisë që buron nga gjiri i popullit iranian.
Ambasadori grek Kokosis gjithashtu në ceremoninë e hapjes vuri theksin në rëndësinë që kishte ndikimi pozitiv i Rumiut në botë dhe vlerat e mësimeve dhe udhëzimeve të tij për njerëzimin.


                     


Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi gjithashtu në fjalimin e tij vlerësoi ndikimin e madh që ka pasur Mevlana Xhelaledin Rumi tek prijësit dhe liderët paraardhës Bektashi. Ai vlerësoi punën e palodhur të klerikut Bektashi nga Kosova Baba Qazim Bakalli që rreth 50 vjet më parë përktheu nga gjuha perse pjesë të zgjedhura prej Divanit të Shamsi Tabrizit.



Në seancat shkencore që ishin 3 të tilla u mbajtën shumë kumtesa dhe studime shkencore nga studiues shqiptarë, kosovarë, maqedonas e iranianë duke i dhuruar shoqërisë shqiptare një informacion të plotë për jetën, veprën dhe mendimin poetik, filozofik dhe mistik të Mevlana Xhelaledin Rumiut. Me rastin e kësaj veprimtarie Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” botoi e dhuroi dy libra me poezi të zgjedhura prej “Masnavi Ma’navi” dhe “Divani i Shamsi Tabrizit” si dhe regjistroi e shumëfishoi një CD me poezi të lexuara prej aktorëve të Teatrit Kombëtar Shqiptar me sfond muzikor iranian.
Në këtë Sesion Shkencor u paraqit edhe një ekspozitë e vogël e veprave Kur’anore, fetare e kulturore të pirografisë nga mjeshtri iranian Morteza Nadaf si dhe përkthimet e veprave të Rumiut në gjuhë të ndryshme. Prezenca e artistit iranian dhe improvizimi i tij përgjatë Sesionit Shkencor tërhoqi vëmendjen e syve kureshtarë të të pranishmëve në këtë veprimtari, si dhe medieve vizive e asaj të shkruar.



Midis seancave shkencore të veprimtarisë merrte pjesë edhe Kori i Kolegjit jopublik “Saadi” që këndoi këngë të Rumiut në dy gjuhë shqip dhe persisht si dhe u dëgjuan pjesë instrumentale në fyell prej artistit iranian Morteza Nadaf.


         


Ky sesion shkencor rajonal i cili filloi punimet në orën 900 deri në 1700 pati një pasqyrim të gjerë dhe pozitiv në median vizive e atë të shkruar si dhe u intervistuan kumtuesit shkencorë e studiuesit në këtë veprimtari.


2007/12/24    /    Numër : 519073    /    Numri i shikimeve : 1117