Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 4996
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 866
 Totali i vizitorëve : 1603989
 Vizitorët online : 4
 Koha e vizitës : 3.7969
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
PËRSE SAADI SHIRAZI

PËRSE      SAADI SHIRAZI

Saadi Shirazi është poeti i njohur iranian me famë botërore, personalitet i kulturës dhe humanist. Në këtë kontekst ky fondacion gjithmonë zhvillon aktivitetet e tij kulturore shkencore për të ruajtur dhe respektuar emrin e një prej personaliteteve më të shquara botërore të kulturës dhe poezisë.

Shejkh Mosalahodin Mosharraf Ibn Abdollah i njohur si "Saadi Shirazi", padyshim që është poeti më i madh dhe më i respektuar në Iran pas Firdeusit. Saadiu lindi në vitin 600 Hixhri në qytetin e Shirazit në qendrën e rajonit të Farsit në jug të Iranit.

Në lidhje me ditëlindjen e saktë të Saadiut ka dyshime dhe thonë që ai ka lindur midis viteve 610-615 Hixhri.

Ajo që është e rëndësishme të theksojmë është se pothuajse të gjithë të afërmit dhe familjarët e Saadiut njihnin shumë mirë shkencën dhe fenë. Babai i Saadiut ishte oborrtar i Mbretit Etabek (sunduesit i Iranit në atë periudhë) dhe Saadiu që në moshë të vogël u edukua nga i jati megjithëse e humbi atë kur ishte ende në moshë të vogël.

Mësimet e para në shkencë dhe letërsi  i mori në vendlindje në Shiraz dhe më pas do të fillonte periudha e gjatë e udhëtimeve duke shkuar në fillim në Bagdad. Atje Saadiu studioi në shkollën Nezamije. Pasi studioi për disa vjet në Bagdad, Saadiu filloi udhëtimet e tij të gjata.

Ai ka vizituar të gjithë trojet islame që ndodheshin përreth Iranit dhe nuk ka lënë vend islamik pa shkelur, madje njëherë Saadiu u prangos nga të krishterët gjatë kryqëzatave.

Saadiu i filloi udhëtimet e tij rreth vitit 620-621 dhe është rikthyer sërish në vendlindjen e tij, Shiraz në vitin 655 hixhri. Pas kthimit nga udhëtimet Saadiu në vitin 655 Hixhri shkruan librin Bostani dhe një vit më vonë në vitin 656 shkruan librin Gjylistani.

Këto dy libra që janë rezultat i udhëtimeve të tij turistike dhe eksperiencës së fituar në vise të ndryshme janë të karakterizuar nga veçori sociale dhe edukative që të mëson si të jetosh më mirë.

Ajo që spikat më tepër në shkrimet e Saadiut janë këshillat e tij të urta drejtuar mbretërve të botës saqë asnjë kolos tjetër i letërsisë dhe poezisë nuk ka këshilluar kaq shumë mbretërit, sundimtarët, vezirët dhe drejtuesit për detyrën që ata kishin, dhe ndaj popullit duhej të tregoheshin të mëshirshëm.

Udhëtimet e shumta nëpër botë e shndërruan Saadiun në një mendimtar dhe poet global pasi ai, mendonte për botën në tërësi dhe nuk mjaftohej ose të përkufizohej vetëm me Iranin. 

Prandaj edhe pikëpamja e tij humaniste e shprehur në vargjet Bijtë e Adamit janë prej njëri-tjetrit / Të gjithë kemi një origjinë, është shkruar me të mëdha në hyrje të OKB.

Bota ideale e Saadiut bazohet në drejtësi. Përparimin e çdo qeverie dhe udhëheqësi ai e sheh të lidhja e ngushtë dhe afrimiteti që kishte me popullin. Saadiu me shumë zgjuarsi dhe finesë përpiqet të ndërgjegjësojë dhe të verë në dijeni mbretërit dhe sundimtarët për detyrën e tyre primarë që është respekti dhe dashuria ndaj popullit.

Fama e Saadiut u rrit shumë kur ishte ende gjallë dhe kjo famë dhe respekt nuk përkufizohej vetëm në Iran por shtrihej edhe jashtë kufijve të Persisë si në Indi apo në Azinë e Vogël, për të cilën ai ka shkruar edhe vetë.

Fama dhe reputacioni që gëzonte Saadiu kur ishte edne gjallë u rrit edhe më shumë pas vdekjes së tij, aq sa atë e cilësuan si një prej poetëve më të mirë të poezisë perse.Saadiu fitoi popullaritet dhe respekt falë veçorive dhe virtyteve humane të tij:

- Së pari, të gjitha shkrimet e tij Saadiu i vuri në shërbim të mirëqenies së njeriut dhe gjithashtu në ndërgjegjësimin udhëzimin e njeriut për në rrugën e drejtë të shpëtimit dhe padyshim që Saadiu është me i suksesshmi ndër të gjithë poetët.

- Së dyti, ai ishte një poet me vizion dhe kulturë të gjerë që kishte shëtitur anë e kënd botën dhe kishte shijuar kënaqësitë e kësaj jete si dhe kishte mësuar shumë, të gjitha këto i vlejtën për të qenë i denjë në udhëzimin dhe drejtimin e njerëzve.

- Së treti, është se fjalën e ëmbël dhe të ngrohtë të tij Saadiu e shoqëronte edhe me aforizma dhe këshilla të cilat i tërhiqnin vëmendjen shumë këngëtarëve dhe artistëve të cilët i përdorin gjithmonë ato.

- Së katërti, Saadiu megjithëse ishte njeri i drejtë që thoshte fjalën e Zotit dhe kërkonte më shumë nga njerëzit për tju kthyer Krijuesit të gjithësisë, ishte një poet i ëmbël, i ndjeshëm dhe shumë tërheqës që i bënte për vete të gjithë.

Dhe së fundmi në shkrimet e tij ai ka huazuar shumë metoda dhe mënyra të përdorura edhe prej poetëve të mëparshëm.

Saadiu ka vdekur në vitin 691 ose 694 Hixhri dhe është varrosur në qytetin e Shirazit. Vendi ku prehet ai është një prej vendeve më të njohura në këtë qytet. Historianët e Saadijeh (tarikat shia në Iran) besojnë se ky vend është i Saadiut dhe gjithmonë prijësi i këtij tarikati dhe dervishë të tjerë mblidhen luten dhe kërkojnë mirësi.

Vepra e Saadiut është botuar dhe publikuar në një vëllim të vetëm që titullohet "Divani i Saadiut". Në të përfshihen Bostani, Gjylistani, Gazele dhe Kaside nga më të mirat e tij.

Në gusht të vitit 2005 mjeshtri i shquar iranian Muhamed Sirfijani që njihet ndryshe edhe si mjeshtri i endjes së qilimave dhe sixhadeve ka endur një qilim të bukur me sipërfaqe 25 m2 dhe në mes të tij me gërma të arta ka shkruar thënien e njohur të tij Bijtë e Adamit janë prej njëri-tjetrit / Të gjithë kemi një origjinë (prejardhje). Ky qilim ndodhet në një prej ambienteve të OKB në New York.