Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 3476
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 900
 Totali i vizitorëve : 1604023
 Vizitorët online : 5
 Koha e vizitës : 4.6094
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
Himni O Iran

Himni O Iran

Viti 1941 ishte dhe fillimi i ndryshimeve të thella në të gjithë sektorët e jetës në Iran.

Ushtria e tre shteteve aleate në luftën e dytë botërore, në bazë të një plani sekret të planifikuar më parë, ndërmorrën një invazion ushtarak nga veriu dhe jugu i territorit Iranian, ndërkohë që qeveria iraniane kishte deklaruar disa here, se qëndrimi zyrtar i saj ishte asnjëanës. Ata që posedonin armë nuk pritën urdhër nga qeveria, por rrokën armët për të mbrojtur atdheun e tyre, megjithëse rezistenca e tyre ishte e vogël dhe nuk pati sukses kundër ushtrisë së shteteve aleate. Brenda një kohe të shkurtër disa ditore,  pikat strategjike të vendit, si kryqyteti u shëndruan në arenë parade të çizmeve të ushtarëve rusë, anglezë dhe amerikanë. Kjo skenë ishte e turpshme për çdo Iranian të ndershëm. Në këto kushte dhe duke pasur parasysh sjelljen ofenduese të pushtuesve ndaj vendasve, të gjithë njerëzit e thjeshtë dhe intelektualët u detyruan të rrokin armët për të mbrojtur vendin e tyre, duke bërë herë-herë edhe heroizma.

Për ta dëgjuar Himnin  kliko këtu

 

 

Himni "O Iran" lindi në vitin 1944 në shkollën e mesme ushtarake (sot akademia e oficerave), në prani të muzikantëve të shquar Iranianë. Poezinë e himnit e shkroi Husejn Gol Golab, profesor në Universitetin e Teheranit dhe është kompozuar nga një prej profesorëve më të dëgjuar të muzikës iraniane i quajtur Ruhullah Khaleghi. Kompozimit bazohet në një  melodi e marrë nga muzika Bakhtiari, që karakterizohet nga një frymë heroike.

Kur u ekzekutua ky himn Irani vazhdonte të ishte nën pushtimin e trupave angleze, ruse dhe amerikane dhe lufta e dytë botërore ishte në vazhdim e sipër. Melodia dhe poezia e këtij himni provokoi ndjenjat kombëtare kundër të huajve, të cilët, në atë kohë ishin në krye të vendit, dhe iranianët treguan ndjenjat e tyre patriotike kundër të huajve, duke shënuar kështu goditjen e parë indirekte kundër ushtrisë së huaj e cila kishte ardhur e paftuar në Iran.
Në ndryshim nga të gjitha veprat e tjera që lenë gjurmë me kalimin e kohës, "O Iran" e cila kishte nuancë të besimit monoteist të Iranianëve, shumë shpejt dhe që në ditën e parë të lindjes së saj u mirëprit dhe pati një përkrahje të madhe nga masat e gjera të popullit. Ashtu sikurse shkruan edhe Ruhullah Khaleghi në librin e tij, e kaluara e muzikës iraniane: Melodia e këtij himni, me gjithë ndikimin e saj, u bë shkas që Ministri i Kulturës të dërgojë në qendrën e zërit grupin e muzikantëve për të regjistruar himnin në një pllakë gramafoni, e cila transmetohej çdo ditë nga Radio Teherani. Që prej asaj kohe "O Iran" u shëndrua në simbolin kombëtar Iranian.

E veçanta e fjalëve të himnit qoftë nga pikamja e kuptimit dhe qoftë nga ajo e rrjedhshmërisë  së poezisë, i krijoi mundësinë të gjithë grupmoshave që ta mësojnë përmendësh së paku strofën e parë të saj, sepse mund të thuhet, se kjo, është e vetmja poezi  e mësuar përmendësh nga miliona iranianë. Shkrimi i këtij himni që është i përbërë tërësisht me fjalë perse, krahas mundësisë së ekzekutimit të saj pa instrumente muzikore, është bërë shkas që ky himn të këndohet në të gjitha qendrat mësimore, madje edhe kopshte. Në ditët e sotme himni "O Iran", është ndër këngët më të bukura dhe më popullore të Iranit. Pas krijimit të Himnit në vitin 1944, kjo këngë për shkak të popullaritetit të madh që gëzon, është kënduar brenda dhe jashtë Iranit nga grupe të ndryshme muzikore.