Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 5824
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 869
 Totali i vizitorëve : 1603992
 Vizitorët online : 3
 Koha e vizitës : 1.0469
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
Himni Kombëtar i Shqipërisë

Himni Kombëtar i Shqipërisë

Për ta dëgjuar Himnin kliko këtu

 

 

 

Himni kombëtar i Shqipërisë është një pjesë e poezisë me titull Hymni i Flamurit”, shkruar nga poeti shqiptar Aleksander Stavre Drenova .

Kjo poezi, për herë të parë u shkrua në datë 21 prill të vitit 1912 në gazetën Liri e Shqipërisë”, që botohej në gjuhën shqipe në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofie. Pas një viti, kjo poezi u botua në vëllimin poetik  “Ëndërra dhe Lotë” në Bukuresht.

Në himnin kombëtar mungojnë disa strofa të fundit të poezisë. Kjo poezi që prej vitit 1912 deri më sot, njihet si himni kombëtar i Shqipërisë.

Muzika e himnit u kompozua në vitin 1880 nga muzikanti rumun Ciprian Porumbescu. Në Kushtetutën e Shqipërisë  përmendet me titullin Rreth Flamurit të Përbashkuar, që është dhe strofa e parë e himnit .

 

Poezia e Himnit Kombëtar

 

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshirë dhe një qëllim
Të gjithë Atij duke iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim

 

Prej lufte veç ay largohet

Që është lindur tradhëtor

Kush është burrë nuk frikësohet

Po vdes, po vdes si një dëshmor

 

Në dorë armët do ti mbajmë

Të mbrojmë Atdheun në çdo vend

Të drejtat tona ne si ndajmë

Këtu armiqtë skanë vend

 

Se Zoti vetë e tha më gojë

Që kombe shuhen përmbi dhè

Po Shqipëria do të rrojë

Për të, për të luftojmë ne