Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 3820
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 921
 Totali i vizitorëve : 1604044
 Vizitorët online : 5
 Koha e vizitës : 0.9063
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
Himni kombëtar i Republikës Islamike të Iranit

Himni kombëtar i Republikës Islamike të Iranit

 

                                               Për ta dëgjuar kliko këtu     

    

Himni Kombëtar është një pjesë muzikore patriotike e cila njihet nga qeveritë si himni kombëtar dhe zyrtar i Iranit. Gjatë shekujve 19-20 dhe pas shfaqjes së qeverive kombëtare çdo shtet përcaktoi himnin e tij kombëtar.

 

Teksti i Himnit të Republikës Islamike të Iranit

 

 

 

 

Historiku i “Himnit Kombëtar” në Iran

Himni i parë i cili mund të quhet dhe Himni Kombëtar i  Iranit, titullohej “ Salam Shahi” në kohën e sundimtarit Naser el din Shah, e cila ishte një pjesë muzikore pa fjalë, që për herë të parë u luajt në piano nga generali ushtarak “Lumer”, njëkohësisht drejtor i “Degës së Muzikës” në “Medrese Dar al Funun”, në shenjë dhurate për vizitën e Muzafer el din Shah. Më vonë kjo pjesë muzikore pa fjalë e cila që në atë kohë ishte regjistruar në pllaka gramafoni, përdorej në ceremonitë zyrtare.

50 vjet më vonë në qeverinë e “Reza Khan”  diçka e ngjashme me “Salam Shahi” në periudhën e dinastisë Pahlavi, kishte emrin “Himni kombëtar” dhe mbas tij në periudhën e sundimit të djalit të vet “Muhamed Reza Shah” himni mori emrin “Himni mbretëror”! Ai ishte një himn qevritar dhe i thurte lavde mbretit. Historiku i himnit të parë me tekst në qeverinë Pahlavi i parë (Reza Khan) përkon me hapat e parë të fillimit të aktivitetit dhe historikut të krijimit të “Shoqatave letrare” në Iran. Krijimi i Shoqatave letrare mori hov në fillimet e lëvizjes konstitucionale. Në atë kohë “ veuk el doule” i cili ishte i apasionuar mpas poezisë dhe letërsisë perse, organizoi takime mbi temat letrare. Këto organizata në fillimet e qeverisë “Reza Khan” morën zhvillim të madh dhe rreth 17 organizata letrare u krijuan në Teheran. Një nga organizatat më të rëndësishme të atyre ditëve ishte “organizata letrare iraniane” e krijuar nga Vahid Dastgerdi, Shahzade Afsar, Adibelsoltane Sami, haxh Mirza Jahja Dovlet Abadi, Sadegh Sarmed, Muhamed Husejn Shahriar, Parsa Tuiser Khani, Parvin Etesami dhe Pezhman Bakhtiari.

Doktor Reza Niazmand, në shkrimin e tij të titulluar “Organizata e letërsisë iraniane” dhe aventura e krijimit të Himnit Mbretëror, e botuar në periodiken “Rah Avard” me kryeredaktor Husein Shahbaz me botim në amerikë shkruan kështu: “Në këtë kohë Reza Shah mori vendim të vizitojë Turqinë. Atë e informuan se atje do të këndojnë himnin kombëtar në nder të tij. Për shkak se Irani nuk kishte himn kombëtar, Reza Shah urdhëroi që “Organiza letrare e Iranit” të përgatisë “Himnin Kombëtar”. Çështja u diskutua në organizatë. Mirëpo anëtarët nuk e dinin se si përgatitej “Himni Kombëtar”. Në fillim morën vendim të dëgjojnë himnet e shteteve të tjera me qëllim që të bëhej e qartë se çfarë është në thelb “Himni Kombëtar” dhe çfarë teksti përmban. Dhe më pas të krijojnë poezi dhe ti kompozojnë ato. Si përfundim  Shahzade Muhamed Hashem Mirza Afsar dhe Min Bashian Drejtor i përgjithshëm i muzikës së sistemit përgatitën himnin e parë kombëtar të Iranit për Reza Khan, poezia u shkruajt nga “Shahzade Afsar” dhe kompozimi u bë nga Min Bashian.

Pas fitores së Revolucionit Islamik  në vitin 1979 u rishikua edhe njëherë tjetër Himni Kombëtar i Iranit, në bazë të vlerave të revolucionit islamik dhe himni i Republikës Islamike të Iranit, u caktua himni i ri kombëtar Iranian duke zëvendësuar himnin mbretëror. Himni kombëtar i Republikës Islamike të Iranit  që nga krijimi i tij dhe deri tani shpeshherë ka pasur ndryshime, ndryshimi i fundit është në këtë faqe.