Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 4646
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 920
 Totali i vizitorëve : 1604043
 Vizitorët online : 5
 Koha e vizitës : 1.1250
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
Historiku i Marëdhënieve

 

Sot fjala kulturë ka një përdorim të gjerë dhe të bollshëm në diskutimet tona të përditshme, dhe mbase shfaqim pak interes për të njohur kuptimin e vërtetë të saj, sepse në formë të pa përcaktuar qartazi  praktikisht jetën tonë të përditshme e konsiderojmë, kulturë..
Por nëse do të jemi pak më të saktë në kuptimin e kësaj fjale, pa marrë parasysh  ndryshimet që mund të ekzistojnë sipas këndvështrimit  të sociologëve në përkufizimin e këtij koncepti, në një këndvështrim të përgjithshëm si një paraqitje e përbashkët e të gjitha këtyre përkufizimeve, kultura është një kompleks besimesh, vlerash dhe veprimesh njerëzore të cilat përftohen gjatë jetës sociale, dhe kjo tërësi shndërrohet në atë që ne  e quajmë kulturë e një populli apo e një kombi.
Është e qartë se larmia e popujve dhe racave të ndryshme përgjatë historisë të njerëzimit ka prodhuar kultura të ndryshme të cilat janë pasuar nga qytetërime të ndryshme.
Në këtë mes qytetërimi mbi 7000 vjeçar iranian është një dëshmi e dokumentuar  dhe e regjistruar në burimet autentike botërore. Ky qytetërim është i prekshëm edhe në ditët e sotme, i cili ka pasur një ndikim të madh në shumë fusha si në fushën shkencore, kulturore, sociale dhe politike që prej fillimeve të tij dhe deri më sot. Ky qytetërim ka qenë guri i themelit i shumë zbulimeve dhe shpikjeve të popullit iranian që kanë ndihmuar në zhvillimin e sotëm të botës humane.
Në fushën e shkencave bazë si matematikë, algjebër, gjeometri, fizikë , biologji, astrologji dhe më vonë mjekësi dhe arkitekturë fjalën kryesore në botë e kanë thënë shkencëtarët iranianë.
Numrat dhjetorë në perëndim u bënë të njohur nëpërmjet matematicienit iranian Khorazmi, alkooli u shpik nga kimisti Razi, metoda e kurimit klinik u shpik nga Avicena, rregullat e astrologjisë nga Sheikh Bahai, në nder të së cilit Unesco shpalli vitin 2009-të si viti botëror i astrologjisë dhe i këtij shkencëtari iranian me përmasa universale. Të gjitha këto janë fakte që flasin për kontributin dhe shërbimet e  iranianëve në shkenca të ndryshme. Mbase është interesante të prekim këtë fakt që shkencëtarë të tillë iranianë si Khajami i cili u bë i njohur në botë nëpërmjet Rubairave, para se të ishte poet ishte shkencëtar i astrologjisë dhe një prej kokave të shkencës së matematikës botërore. Kjo është arsyeja që njëra prej gropave të Hënës dhe një planet tjetër është pagëzuar me emrin e  tij.
Ndërsa në lëmin e kulturës, e  cila është temë speciale e takimit tonë të sotëm, kompleksi i rezultateve kulturore të iranianëve ka qenë i përmasave botërore , përtej kufijve kohorë dhe hapësinorë të Iranit.
Ndoshta mund të thuhet që kultura iraniane,gëzon dy indikatorë kulturore të cilat i kanë falur asaj një identitet të spikatur. Këta dy indikatorë janë, “ arti dhe delikatesa” dhe tjetri “niveli i lartë i dinamizmit në jetë” . Këta dy indikatorë ekzistonin krahas këndvështrimit monoteist të iranianëve para ardhjes së islamit. Me ardhjen e islamit në Iran këta indikatorë u kristalizuan dhe u zhvilluan në një nivel shumë të lartë.
Kultura iraniane është përplot delikatesë, të cilën nuk e gëzojnë shumë prej kulturave të vendeve të përparuara. Delikatesa është vendosur në kuadër të “ nevojës për të njohur vetveten” nga ana e njerëzve, dhe ti falë kuptim “ të qënurit,”.
Prej këtyre finesave dhe delikatesave kulturore  mund të prekim poezinë dhe letërsinë perse të cilat  janë plot koncepte morale, mistike dhe humane që kanë një  influencë botërore. Gjithashtu vlejnë për tu përmendur edhe vendi që gëzojnë humori dhe muzika në kulturën iraniane.  Edhe artet vizuale zënë një vend të rëndësishëm në kulturën iraniane. Endja e qilimave të bukur persianë me famë botërore arti i miniaturës, inkustrimit, punimi në dru, dhe dhjetëra punime të tjera artistike iraniane, krahas qytetërimit të lashtë të këtij vendi  dhe arritjeve të tij si  Karta e të drejtave të njeriut e hartuar para 2500 vjetëve  si dhe shumë vepra të tjera të cilat janë rezervuar për vizitorët në shumë muze të botës, tregojnë dashurinë dhe interesin e  madh të iranianëve ndaj të bukurës, delikatesës, paqes, dhe respektit ndaj qenies humane.
Është në nderin e  fondacionit kulturor iranian Saadi shirazi që këtë vit në muajin maj (2009) të shënojë 16 vjetorin e pranisë së tij në Shqipëri. Ky institucion është përfaqësues i kulturës dhe qytetërimit të Iranit islamik dhe kontribuon në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve tona.
Ky fondacion gjatë tërë këtyre viteve të aktivitetit të tij  ka zhvilluar veprimtarinë mbështetur në pikat e përbashkëta  kulturore  midis dy vendeve.
Shkëmbimet kulturore bazohen mbi pikat e përbashkëta të lidhjeve kulturore, të cilat shpesh mund të jenë krijuar artificialisht, por përsa i përket lidhjeve kulturore midis Iranit dhe Shqipërisë fatmirësisht pikat e përbashkëta kulturore jo vetëm që nuk janë artificiale, por janë reale dhe të shumta duke i dhënë një hapësirë më të madhe shkëmbimeve kulturore dypalëshe. Faktet tregojnë se promovimi  i kulturës iraniane në Shqipëri është më i hershëm se prania e ndonjë individi apo subjekti iranian në këtë vend, promovim ky i cili është bërë në mënyrë të pavarur nga intelektualët dhe figura të shquara shqiptare.
Në shekullin e 19-të shohim një numër të konsiderueshëm poetësh dhe figurash të shquara shqiptare të cilët kishin njohuri rreth gjuhës perse. Gjithashtu në promovimin e kulturës iraniane në Shqipëri një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe myslimanët bektashianë. Themeluesi shpirtëror i urdhrit Bektashi ishte Haxhi Bektash Veliu nga Horasani i Iranit i cili krahas mësimeve fetare bektashiane përcolli edhe kulturën iraniane te besimtarët bektashinj, të cilët e përhapën atë edhe në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht në Shqipëri.
Në këtë mes mund të përmendim figurën  e Naim Frashrit si një poet mysliman bektashian  apo persisht folës si një kristalizim i një personaliteti i edukuar me dy kultura, kulturën perëndimore dhe atë lindore. Naim Frashëri është një nga bazat më të mëdhaja të kapitalit kulturor të themeleve të miqësisë midis dy vendeve tona.Vepra e tij e parë është “gramatika e gjuhës perse” e cila u botua në vitin 1871, ndërsa vepra e dytë është vepra në Masnavi e titulluar “Ëndërrimet” e cila u botua në po ato vite. Këto vepra tregojnë influencimin  e kulturës iraniane tek Naimi si dhe rolin e gjuhës dhe letërsisë perse në shekujt e mëparshëm në mesin e  elitës intelektuale, kulturore dhe letrare  të rajonit. Naimi gjithashtu është edhe autor i një tjetër vepre të shquar “Qerbelaja” ku ai shpreh admirimin  tij ndaj Abas Aliut, admirim ky që buron nga kultura iraniane. Nga vëllezërit e tjerë Frashëri mund të përmendim edhe Sami Frashrin, i cili i është përkushtuar se tepërmi botës iraniane. Jo rastësisht fondacioni kulturor “Saadi Shirazi” ka botuar një libër me titullin “ Bota iraniane në veprën e Sami Frashrit”.
Nga figurat e tjera të dalluara shqiptare që luajtën një rol të madh në promovimin e kulturës iraniane në Shqipëri, mund të përmendim edhe shqipëruesin e talentuar të ndjerin Vexhih Buharaja. Ai zotëronte në mënyre absolute gjuhën perse duke përkthyer në gjuhën shqipe kryevepra të artit iranian, si “Gjylistani dhe Bostani” i Saadiut si dhe rreth 3500 vargje nga vepra “ Shah-Name”-ja e Ferdusiut.
Krahas këtyre përkthimeve, në gjuhën shqipe ekzistojnë mbi 700 fjalë të gjuhës perse shumica prej të cilave përdoren ende sot në të folurën  përditshme. Po ashtu në AQSh , bibliotekën kombëtare të Shqipërisë si dhe në bibliotekat private të shqiptarëve, ekzistojnë me dhjetëra dorëshkrime në gjuhën perse që janë një dëshmi e pranisë të kulturës iraniane dhe letërsisë perse në historinë e këtij vendi. Edhe shumë tradita dhe zakone shqiptare janë me origjinë iraniane si festa e ditës së verës, e cila është shumë e ngjashme me festën  natyrës në Iran e cila festohet përafërsisht në ato ditë,, po ashtu festa e Sulltan Nevruzit e Bektashinjve e cila festohet një ditë pas vitit të ri iranian. Ndoshta në aparencë filozofia e kësaj feste ndryshon me vitin e ri iranian , por ajo ka rrënjë  iraniane. Të gjitha këto janë aspekte të ngjashmërive kulturore midis dy vendeve tona.
Fondacioni kulturor iranian Saadi Shirazi gjatë të gjitha aktiviteteve të tij përgjatë këtyre viteve në Shqipëri krahas prezantimit të kulturës të Iranit islamik  në këtë vend, ka kontribuar edhe në prezantimin  Shqipërisë në Iran.
Revista shkencore ,kulturore “Perla”  është një prej botimeve kulturore të këtij fondacioni dhe e mirënjohur tashmë në të gjitha qarqet shkencore dhe kulturore shqiptare që trajton tema shkencore rreth iranologjisë dhe albanologjisë, po ecën në këtë drejtim.
Nga ana tjetër ky fondacion boton një larmi  librash  kulturorë një gjuhën shqipe , duke i bërë dhuratë Shqipërisë një bibliotekë me libra të kulturës iraniane të botuara në gjuhën shqipe. Këto vepra janë të autorëve të shquar klasikë dhe modernë iranianë me famë botërore.
Krahas këtyre aktiviteteve fondacioni kulturor iranian Saadi Shirazi ka organizuar edhe ekspozita të shumta artistike dhe seminare të përvitshme kulturore, duke pasur për qëllim thellimin e shkëmbimeve kulturore dhe vënies në pah të  përbashkëtave konstruktive kulturore midis dy shteteve tona, të cilat do të ndikojnë në njohjen sa më mirë të njëri tjetrit dhe forcimin  miqësisë midis dy popujve tanë.
Në përfundim mund të them se fondacioni kulturor Saadi Shirazi, ka besim se të dy vendet do të shfrytëzojnë kapacitetet dhe kapitalet e tyre kulturore të cilat nuk janë të pakta në njohjen sa më mirë të njëri tjetrit  dhe në mënyrë respektove të pasurojnë sa më shumë kulturën dhe forcojnë miqësinë dypalëshe të tyre. Sepse gjuha e kulturës është gjuha më e butë dhe më efikase e cila shpreh ndjenjat dhe fshin keqkuptimet dhe konceptet e gabuara.