Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 5444
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 885
 Totali i vizitorëve : 1604008
 Vizitorët online : 7
 Koha e vizitës : 1.2031
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
Aktivitetet

HISTORIKU I AKTIVITETEVE TË FONDACIONIT PREJ THEMELIMIT DHE DERI MË SOT

Fondacioni Kulturor "Saadi Shirazi" duke theksuar në rrolin dhe ndikimin e kulturës luan një rol të rëndësishëm në ringjalljen, përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve midis shteteve është përpjekur që për sa i përket marrëdhënieve dhe lidhjeve ndërkulturore, duke përfituar edhe nga elementët e zakonshëm të diplomacisë kulturore, të risë ndikimin e tij në shoqërinë shqiptare.Për këtë arsye aktivitet më të rëndësishme të fondacionit janë:

- Organizimi i konferencave dhe seminareve shkencore dhe kulturore

- Përkthimi dhe Botimi i veprave të rëndësishme letrare iraniane në gjuhën shqipe 

- Botimi i revistës periodike kulturore-shkencore me studime rreth iranologjisë, albanologjisë dhe lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve

- Prezantimi dhe përkujtimi i personaliteteve të shquara të letërsisë dhe studiuesve iranianë dhe shqiptarë

- Organizimin e ceremonive dhe aktiviteteve kulturore

Konferencat dhe takimet shkencore dhe kulturore

1997- Organizimi i ceremonisë në nder të 25 vjetorit të vdekjes së orientalistit të shquar Tahir Dizdari.

1997- Ceremonia e prezantimit të librit Rumi me poezi të përzgjedhura letrare i përkthyer në shqip.

1999- Organizimi i konferencës të parë shkencore Iran-Shqipëri.

2000- Organizimi i aktivitetit shkencor dhe kulturor me temë " Dialogu i civilizimeve" me rastin e vitit të "Dialogut ndërmjet Civilizimeve".

2004- Organizimi i aktivitetit shkencor me temë " Ferdusiu, Homeri i Lindjes" me rastin e botimit në gjuhën shqipe të Shahnamesë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave DPA dhe Muzeun Kombëtar.

2004- Nderimi i figurës të Vehxhi Buharasë në bashkëpunim me bashkinë e Beratit.

2004- Pjesëmarrje në organizimin seminarit në nder të orientalistit të madh shqiptar Sami  Frashri, në praninë e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe komunës Frashër.

2005- Organizimi i aktivitetit kulturor dhe shkencor në nder të poetit dhe mistikut pers Omar Khajam në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave.

2005- Pjesëmarrje në organizimin aktivitetit në nder të poetit persisht folës dhe mysliman shqiptar Naim Frashri, në praninë e Ministrisë të Kulturës të Shqipërisë dhe komunës Frashër.

2005- Organizimi i aktivitetit kulturor dhe shkencor për prezantimin e revistës periodike kulturore-shkencore "Perla" në kuadër të Panairit të 8-të ndërkombëtar të librit.

2006- Organizimi i aktivitetit shkencor me temë "Hafizi Shqip" me rastin e botimit në gjuhën shqipe të Gazeleve të poetit mistik pers Hafiz Shirazi, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave DPA.

2006- Pjesëmarrje në aktivitetin në nderim të Naim Frashërit në Universitetin e Vlorës

2006- Pjesëmarrje në aktivitetin në nder të nderimit të figurës të vëllezërve Frashri, në praninë e Qendrës Kulturore të qytetit të Përmetit dhe komunës Frashër.

2006- Organizimi i aktivitetit kulturor dhe shkencor për prezantimin e revistës periodike kulturore-shkencore "Perla" dhe përkthimin e librit me poezi "Gjurmët e Ujit" në kuadër të Panairit të 9-të ndërkombëtar të librit.

2007- Organizohet seminari shkencor , kulturor në nder të "Saadi Shirazit" në Shqipëri

2008- Organizohet Simpoziumi rajonal “Rumiu në Ballkan”

2009-Organizohet Konferenca shkencore rajonale “Trashëgimia kulturore perse në Ballkan”

Librat dhe Botimet kulturore


Nga viti 1996 deri më sot – Botohet periodikisht  revista kulturore shkencore "Perla" në gjuhët shqip dhe anglisht.

1996-1999 u botua në gjuhën shqipe gazeta e përmuajshme "Golestan".

1996- Botohet vëllimi poetik " Tehajjulat " Ëndërrimet, i Naim Frashërit i shkruar në persisht, dhe i përkthyer në gjuhën shqipe nga Vehxhi Buharaja.

1996- Botohet libri "Trëndafilë" shkruar nga Riza Lahi.

1997- Botohet libri "Fluturime Mbi Qilimin Persian" shkruar nga Riza Lahi.

1998- Botohet libri me poezi " Poezia klasike iraniane" përkthyer në shqip nga Dalan Shapllo.

1998- Botohet libri "Panteoni Iranian" shkruar nga Shefik Osmani

2001- Botohet një nga kryeveprat e letërsisë botërore " Shahnameja" e Ferdusiut, përkthyer në shqip nga Vehxhi Buharaja.

2002- Botohet libri" Mbrëmë i pëshpërita një ylli ", poezi të përzgjellura nga Rumiu dhe përkthyer në shqip prej Riza Lahit.

2003- Botohet libri "Shkaqet e animit nga materializmi" autor Morteza Motahari, përkthyer në shqip nga Edin Lohja.

2004- Botohet libri " Bota iraniane në veprat e Sami Frashrit " një studim nga profesor Gazmend Shpuza.

2004- Botohet libri "Kometa të poezisë persiane"  shkruar nga Dr.Myslim Hotova.

2004- Botohet libri "Kur nis të çelë Tulipani" (poezi të Hafëz Shirazit) përkthyer në shqip nga Dalan Shapllo.

2005- Botohet Broshura "Irani" (Për njohjen e Iranit) përgatitur në 25 faqe në gjuhën shqipe.

2005- Botohet vëllimi poetik  "Ëndërrimet" i Naim Frashërit në dy gjuhë shqip dhe persisht.

2005- Botohet vëllimi poetik "Qerbelaja" i Naim Frashrit në shqip.

2005- Botohet Broshura "Të njohim Fondacionin Kulturor "Saadi Shirazi" përgatitur në 8 faqe në gjuhën shqipe.

2006- Ribotohet me cilësi të lartë libri me poezi të "Hafiz Shirazit" (Kur nis të çelë tulipani) në gjuhën shqipe.

2006- Botohet libri me poezi " Gjurmët e Ujit " i poetit bashkëkohor iranian Sohrab Sepehri , përkthyer në shqip nga Perikli Jorgoni.

2006- Botohet Broshura për prezantimin e aktiviteteve dhe botimeve të Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" përgatitur në 13 faqe në gjuhën shqipe.

2007- "GJYLISTANI DHE BOSTANI"

2007- "Uji I Jetës"

2007- Botohen në shqip “Masnavi Ma’navi” Të Mevlana Xhelaledin Rumi

2007- Botohet në shqip “Divani i Shamsi Tabrizit” i Mevlana Xhelaledin Rumi

2007- Botohet libri “Antologjia e poezisë persiane”

2007- Botohet libri “Khomreh” I Hushang Moradi-Kermani

2007- Prodhohet CD me poezi të zgjedhura nga Mevlana Xhelaledin Rumiu

2008- Botimi i librit " Përralla për fëmijët e mirë"

2008-“ Historia e letërsisë perse”

2009-“Fjalë të urta perse”

Çelja e ekspozitave artistike dhe organizimi i koncerteve muzikore

1997- Çelet  në Tiranë ekspozita e pikturës, me punimet e piktorit iranian z. Golam Izadpenah.

1998- Çelet  në Tiranë ekspozita e pikturës, me punimet e piktores iraniane znj.Shahrzad Salehipour.

2002- Çelet  në Tiranë ekspozita e pikturës, me punimet e piktores iraniane znj. Farkhande Afshar.

2002- Çelet në qytetin e Durrësit ekspozita kulturore me temë "Irani porta e qytetërimit dhe kulturës".

2003- Çelet  në Tiranë dhe Durrës ekspozita artizanale dhe e pikturës iraniane me rastin e dhjetë ditëve te Faxhrit (Fitores së Revolucionit Islamik në Iran).

2003- Organizon pritjen e Iftarit në "Hotel Chateau Linza" gjatë muajit të Ramazanit me pjesëmarrjen e personaliteteve kulturore dhe fetare vendas dhe të huaj.

2004- Organizohet ekspozita e dorëshkrimeve perse në kuadër të aktivitetit kulturor dhe shkencor "Firdeusi, Homeri i Lindjes".

2004- Koncerti i grupit muzikor Iranian "Njerëzit e Zotit" në kuadër të aktivitetit kulturor dhe shkencor "Firdeusi, Homeri i Lindjes".

2004- Koncerti i grupit muzikor Iranian "Njerëzit e Zotit" në kanalin televiziv "Vizion +"

2004- Përgatitja dhe transmetimi i ciklit prej 22 emisionesh radiofonikë me temë "Në pasqyrën  kulturës dhe letërsisë perse", në "Radio Rash".

2004- Organizon pritjen e Iftarit në "Hotel Sheraton" gjatë muajit të Ramazanit.

2005- Pjesëmarrje aktive në panairin e 8-të Ndërkombëtar të librit në Tiranë.

2005- Organizon pritjen e Iftarit në "Hotel Chateau Linza" gjatë muajit të Ramazanit.

2005- Përgatitja dhe transmetimi i ciklit të emisioneve radiofonikë me temë "Në pasqyrën  kulturës dhe letërsisë perse", në "Radio Rash", me rastin e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik në Iran.

2006- Organizohet ekspozita e botimeve të Fondacionit dhe dorëshkrimeve perse në kuadër të aktivitetit kulturor dhe shkencor "Hafizi Shqip", në përkujtim të poetit pers Hafiz Shirazi.

2006- Organizohet ceremonia "Mbrëmja poetike me Hafizin" (në nder dhe përkujtim të shkrimtarit, kritikut dhe publicistit të madh shqiptar dhe përkthyesit të poezive të Hafiz Shirazit, Z. Dalan Shapllo), në Tiranë.

2006- Organizon mbrëmjen poetike "Gëzuar Khajam", në bashkëpunim me shoqatën "Miqtë e Persishtes".

2006- Organizon pritjen e Iftarit në "Hotel Tirana" gjatë muajit të Ramazanit.

2006- Pjesëmarrje aktive në panairin e 9-të Ndërkombëtar të librit në Tiranë.

2006- Përgatitja dhe transmetimi i ciklit të emisioneve të përjavshëm radiofonikë me temë "Në pasqyrën  kulturës dhe letërsisë perse", në "Boom Boom Radio".

2007- Ekspozita e punimeve artizanale të Iranit në Shqipëri

2007- Ekspozita e dorëshkrimeve të veprës letrare klasike “Gjylistanit dhe Bostanit”

2007- Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi merr pjesë në panairin e 10-të të librit,Tirana 

2007- Ekspozitë e punimeve të artistit iranian Morteza Nadaf dhe veprave të Mevlanas në Tiranë 

2008-Prani e gjerë e Iranit në panairin e 11-të ndërkombëtar të Librit , Tirana-2008