Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 8389
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 877
 Totali i vizitorëve : 1604000
 Vizitorët online : 7
 Koha e vizitës : 1.4687
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Letra e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Hazret Ajatollah Uzma Khamanei, drejtuar rinisë evropiane dhe asaj amerikano-veriore lidhur me ngjarjet e fundit në Francë.


  Printo        Dërgoja miqve

Letra e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Hazret Ajatollah Uzma Khamanei, drejtuar rinisë evropiane dhe asaj amerikano-veriore lidhur me ngjarjet e fundit në Francë.

Letra e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Hazret Ajatollah Uzma Khamanei, drejtuar rinisë evropiane dhe asaj amerikano-veriore lidhur me ngjarjet e fundit në Francë.

Hulumtoni mbi motivet e denigrimit masiv anti-islam- Nevoja e njohjes së drejtpërdrejtë dhe pa ndërmjetës të Islamit!

Në vazhdën e ngjarjeve të fundit në Francë dhe botimin e karikaturave ofenduese në një revistë franceze ndaj figurave të shenjta islame si dhe rritjen e frymës anti islame dhe islamofobisë nga autoritetet dhe mediet Perëndimore, Hazret Ajatollah Khamanei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, i drejtohet me një letër të rëndësishme rinisë evropiane dhe amerikano-veriore.

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Drjetuar të gjithë të rejave dhe të rinjve evropianë dhe amerikano-veriorë!
Ngjarjet e fundit në Francë dhe të ngjashme me to në disa vende të tjera Perëndimore, më bindën mua që në lidhje me këto ngjarje të bisedoj drejtpërsëdrejti me juve. Unë, ju adresohem juve të rinj e të reja, jo për të anashkaluar prindërit tuaj, por për faktin se të ardhmen e fateve të kombit dhe atdheut tuaj e shikoj në duartë tuaja. Gjithashtu vërej se ndjenja e zbulimit të vërtetës është më e gjallë dhe më vigjilente në zemrat tuaja. Po ashtu në këtë letër nuk i drejtohem as politikanëve dhe pushtetarëve tuaj, sepse jam i bindur se ata me vetëdije të plotë e kanë ndarë rrugën e politikës nga rruga e sinqeritetit dhe drejtësisë.
Unë do t’ju flas juve mbi Islamin, dhe në veçanti lidhur me imazhin që ju paraqitet juve Islami!
Prej dy dekadash më parë, e në vijim, d.m.th afërsisht pas shpërbërjes të ish Bashkimit Sovjetik, janë bërë përjekje të mëdha që Islamin, këtë fe globale, ta paraqesin si një armik të tmershëm!
Provokimi i ndjenjave me anë të panikut dhe urrejtjes, që më pas rezultojnë në përfitime, fatkeqësisht ka precedencë të gjatë në historinë politike të Perëndimit.
Unë nuk do të ndalem në “fobitë” e ndryshme që u janë shërbyer shoqërive Perëndimore. Mjafton që ju të bëni një hulumtim të shkurtër rreth studimeve kritike të kohëve të fundit rreth historisë, do të vini re se qasjet jo të sinqerta dhe hipokrite të qeverive perëndimore ndaj popujve dhe kulturave të tjera të botës, janë qortuar rëndë.
Historia e Evropës dhe Amerikës është e turpëruar me periudhën e skllavërimit, është kokëulur me periudhën e kolonializimit, është e turpëruar me dhunën e ushtruar ndaj njerëzve me ngjyrë dhe atyre të besimit jo të krishterë. Studiuesit dhe historianët tuaj, ndjehen thellësisht të turpëruar dhe kokëulur ndaj gjakëderdhjeve në emër të fesë midis katolikëve dhe protestantëve, apo në emër të kombësisë dhe etnisë që u zhvilluan në luftërat e I-rë dhe të II_të botërore.
Kjo në vetvete vlen për tu lavdëruar, por unë duke ritreguar një pjesë të kësaj liste të gjatë, nuk kam për qëllim qortimin e historisë, por kërkoj nga ju, që të pyesni intelektualët tuaj pse gjithnjë duhet që ndërgjegjia kolektive perëndimore të zgjohet me një vonesë prej disa dekadash ose ndoshta në disa raste pas disa shekujsh?
Pse rishikimi i ndërgjegjes kolektive duhet fokusuar në të kaluarën e largët dhe jo në çështjet e ditës? Pse pengohet me të gjithë mënyrat formimi i informimit kolektiv rreth kësaj çështje kaq të rëndësishme siç është metoda që përdoret kundër kulturës dhe ideologjisë islame?
Ju e dini shumë mirë se përçmimi dhe krijimi i urrejtjes, frikës apo nënçmimit ndaj “ tjetrit” ka qënë terreni i përbashkët i të gjithë spekulantëve shtypës. Tani unë ju kërkoj ti bëni vetes këtë pyetje, pse politika e vjetër e frikësimit dhe urrejtjes, kësaj here ka vënë në shënjestër si rrallëherë më parë Islamin dhe myslimanët?
Pse struktura e fuqisë botërore sot është e prirur që të margjinalizojë dhe lërë në hije ideologjinë islame? Po vallë, çfarë janë ato koncepte dhe vlera në Islam, që bezdisin programet e Fuqive të Mëdha dhe çfarë interesash fshihen pas imazhit të deformuar të Islamit? Pra, kërkesa ime e parë është që të hulumtoni dhe të studioni mbi arsyet e kësaj fushate denigruese masive anti-islame!
Kërkesa ime e dytë është që në reagim ndaj vërshimeve të paragjykimeve dhe propogandës negative, përpiquni që të njihni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ndërmjetës këtë fe!
Logjika e shëndoshë e kërkon që të paktën ta dini të vërtetën rreth asaj, për të cilën juve po ju trembin dhe po ju bëjnë që ti largoheni, çfarë është ajo dhe kush është esenca e saj?
Unë nuk këmbëngul që ju të pranoni botëkuptimin tim rreth Islamit, por po ju them që mos lejoni që kjo e vërtetë dinamike dhe e efektshme në botën e sotme, t’ju paraqitet dhe t’ju bëhet e njohur juve me qëllime të ndotura! Mos lejoni që në formë hipokrite, terroristët e vetëpunësuar të tyre tua u paraqesin si përfaqësues të Islamit.
Islamin njiheni nëpërmjet burimeve origjinale dhe të dorës së parë. Me Islamin, njihuni nëpërmjet Kur’anit dhe jetës së Profetit të madh të tij , Hazreti Muhamedit (S). Unë, këtu kam dëshirë të pyes, deri tani a i jeni referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Kur’anit të myslimanëve? A i keni studiuar mësimet humane dhe morale të Profetit të Islamit (S)?
Vallë, deri më sot me përjashtim të medias a e keni marrë mesazhin e Islamit prej ndonjë burimi tjetër? Vallë a i keni bërë vetes pyetjen sesi po ky Islam mbi ç’parime dhe ç’vlera për shekuj me rrallë, kultivoi qytetërimin më të madh shkencor dhe ideologjik të botës dhe edukoi shkencëtarët dhe mendimtarët më të mirë?
Unë ju kërkoj juve që të mos lejoni që portretizimi nënçmues dhe i padenjë , të krijojnë digë emocionale midis juve dhe realitetit që t’ju mohojë juve të drejtën e gjykimit të paanshëm.
Sot, kur mjetet e komunikimit kanë thyerë kufijtë gjeografikë, mos lejoni që t’ju ngujojnë në kufijtë falsë dhe subjektivë!
Ndonëse askush nuk mundet që në mënyrë individuale të mbushë boshllëqet e krijuara , por secili prej jush mundet që për të sqaruar vetevetn dhe ambientin rrethues, mbi këto boshllëqe të ndërtojë një urë me mendime të drejta.
Kjo sfidë e paraprojektuar midis Islamit dhe juve të rinj e të reja, ndonëse është e tmerrshme, por mund të ngrejë pyetje të reja në mendjet tuaja kurioze dhe kërkuese!
Përpjekjet për të gjetur përgjigjen e këytre pyetjeve, ju vë juve para një shansi të çmuar për të zbuluar të vërtetat e reja.
Prandaj, mos e humbni shansin e kuptimit të drejtë dhe pa paragjykime të Islamit, se mbase falë përgjegjshmërisë tuaj përballë të vërtetës, brezat e ardhshëm, këtë periudhë të historisë së Perëndimit me Islamin,do ta shkruajnë më me pak dhimbje dhe ndërgjegje më të qetë.

Sejid Ali Khamenei


10:19 - 8/12/2015    /    Numër : 642085    /    Numri i shikimeve : 818