Wednesday, June 20, 2018
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 12017
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 624
 Totali i vizitorëve : 1878977
 Vizitorët online : 10
 Koha e vizitës : 0.9219
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Mesazhi i Liderit Suprem të Revolucionit islamik të Iranit pas vrasjes së një numri pelegrinësh në Mina


  Printo        Dërgoja miqve

Mesazhi i Liderit Suprem të Revolucionit islamik të Iranit pas vrasjes së një numri pelegrinësh në Mina

Hazret Ajatollah Khamanei, lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, pas tragjedisë katastrofike në Mina, ku humbën jetë shumë prej mysafirëve të Zotit, lëshoi një mesazh, me anë të së cilit ndante dhimbjen me viktimat e kësaj tragjedie të dhimbshme dhe i shprehte ngushëllimin familjarëve të tyre. Në këtë mesash theksohet: “ Qeveria e Arabisë Saudite është e obliguar të pranojë përgjegjësinë e saj të rëndë për këtë ngjarje tepër të hidhur dhe të veprojë në bazë të rregullave dhe së drejtës, ndërkohë që nuk duhet të neglizhohen as keq menaxhimi dhe as veprimet jo kompetente që ishin faktori i kësaj katastrofe.
Lideri suprem i RII shpalli tre ditë zi kombëtare në Iran.

Mesazhi i plotë i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit është si vijon:

Bismi Lahi Rrahmani Rrahim
Ina lilahi ve ilejhi raxhiunë
Tragjedia katastrofike e ditës së sotme në Mina, ku humbën jetën një numër i madh i mysafirëve të Mëshiruesit dhe besimtarë mërgimtarë drejt Allahut, nga vende të ndryshme, ka shkaktuar një hidhërim të madh në botën Islame dhe festën e tyre e ka kthyerë në Zi!
Në atdheun tonë të dashur, dhjetëra familje, të cilat prisnin me përmallim kthimin e të dashurëve të tyre nga Haxhi, tashmë po vajtojnë për ta! Unë, me zemrën e mbushur përplot me pikëllim dhe i solidarizuar me viktimat, i shpreh ngushëllimet e kësaj fatkeqësie të dhimbshme shpirtit të pastër të të Dërguarit më të madh, Hazreti Muhamedit ( Salallahu aleji ve alihi) dhe shenjtërisë së Valijullah el_adhim Hazreti Sahibi Zaman, Imam Mehdi (Aruahuna Fedahu) i cili është edhe zi mbajtësi kryesor, si edhe të gjithë familjarëve dhe atyre që janë në zi në mbarë botën islame në veçanti në Iranin tonë të dashur!
I kërkoj Allahut Bujar dhe Mëshirues, mëshirë të posaçme për këta mysafirë të dashur të Tij dhe shërim të shpejtë për të lënduarit!


Ri sjell në vëmendje:
1. Autoritet e zyrës time dhe Oragnizatës së Haxhit, të vazhdojnë përpjekjet e tyre të palodhura për identifikimin e viktimave dhe shërimin e të lënduarëve, transportimin e tyre në atdhe si dhe përcjelljen e shpejtë të lajmeve siç kanë vepruar deri tani. Po ashtu kushdo që ka mundësi le tu vijë në ndihmë atyre.
2. Çdo lloj ndihme e mundshme tu jepet edhe hanxhinjve të vendeve të tjera duke treguar vëllazërinë islame.
3. Qeveria saudite është e obliguar të pranojë përgjegjësinë e saj të rëndë për këtë ngjarje tepër të hidhur dhe të veprojë në bazë të rregullave dhe së drejtës, ndërkohë që nuk duhet të neglizhohen as keq menaxhimi dhe as veprimet jo kompetente që ishin faktori i kësaj katastrofe.
4. Viktimat e kësaj ngjarje, do të kenë fatin siç thotë edhe ky ajet i ndritshëm Kuranor: “... dhe kush del nga shtëpia për të emigruar drejt Allahut dhe të dërguarit të Tij, pastaj atij i vjen vdekja, shpërblimi i tij është tek Allahu...” ky ajet për familjarët e viktimave është një ngushëllim i madh.
5. Ata nxituan drejt Adhuruesit të tyre pasi bënë Tavafin dhe pas orës plot begati të Arafatit, duke kryerë ritet e Haxhit. Inshallah, Zoti i plotfuqishëm i përfshin në bujarinë dhe mëshirën e Tij të posaçme. Unë, duke i shprehur përsëri ngushëllimet familjarëve të viktimave deklaroj tre ditë zie në vend.

Ue selamu ala Ibadilahi Salihinë

Sejjid Ali Khamanei
24 Shtator 2015


21:35 - 3/10/2015    /    Numër : 638207    /    Numri i shikimeve : 1103