Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 8390
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 881
 Totali i vizitorëve : 1604004
 Vizitorët online : 5
 Koha e vizitës : 3.5938
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Mesazh me rastin e Kongresit të madh të Haxhit


  Printo        Dërgoja miqve

Mesazh me rastin e Kongresit të madh të Haxhit

Hazret Ajatollah Khamanei, Lideri Suprem i revolucionit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi me rastin e Kongresit të madh të Haxhit, “politikat e liga të arrogancës për krijimin e problemeve madhore për Umetin Islam në rajon” dhe “ krimet e regjimit pushtues cionist dhe përdhosjen e përsëritur të territorit të Xhamisë Al-Aksa” i konsideroi si çështje primare për të gjithë myslimanët. Ai i bëri thirrje dijetarëve dhe elitës së botës islame për të bërë detyrën e tyre përballë këtyre ngjarjeve, duke theksuar: “ Tubimi madhështor i Haxhit, është vendi më i mirë i çfaqjes dhe këmbimit të kësaj detyre historike dhe rasti barāat (distancimi) është një prej ritualeve më ilustruese politike i cili duhet të konsiderohet me vlerë të madhe.
Lideri duke vënë theksin në ngjarjen e hidhur të vdekjes së një numri t; madh pelegrinësh në Mesxhidin Haram, dhe barrën ë rëndë të përgjegjësisë për marrjen e masave për sigurinë e vizitorëve të Zotit, theksoi: Veprimi sipas këtij angazhimi dhe mbajtja e përgjegjësisë është kërkesa jonë e prerë.
Mesazhi i plotë i Liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit i cili doli mëngjesin e ditës së mërkurë (23 shtator 2015) nëpërmjet Huxhetul Islam ve el muslimin Kazi Asgar, përfaqësuesi i Veliut Fakih dhe kujdestar i haxhinjëve iranianë u lexua në shkretëtirën e Arafatit.
Teksti i plotë i këtij mesazhi është si vijon:
Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Ve elhamdu lilahi rabil aleminë, ve salatu ve selamu ala sejidi kholke axhmainë Muhammed ve alihi el tahirinë ve sahbihi el muntexhebinë ve ala tabiinë lehumu bi ihsani ila jeumi din.

Selami qoftë mbi Qabenë fisnike, burimin e Monoteizmit dhe vend rrotullimin e besimtarëve dhe vend zbritjen e engjëjve.
Selami qoftë mbi Mesxhidi Haramin, Arafatin, Masharin (Muzdelifenë) dhe Mina_në!
Selami qoftë për ato zemra të bindura, gjuhë që përkujtojnë dhe sy që shikojnë dhe mëndje që janë shembullore.
Selami qoftë mbi ju haxhilerë fatlumë që patët fatin të thoni “ Lebejke” si përgjigje ndaj ftesës hyjnore duke u ulur në krye të kësaj sofre plot begati.
Detyra e parë, është reflektimi ndaj përgjigjes “Lebejke”, që ka diapazon botëror dhe historik të përhershëm: Ine hamda vel niamete leke ve el mulka la sharike leke lebejk
Të gjitha lavdërimet i takojnë Atij, të gjitha begatitë vijnë prej Tij dhe e gjithë pasuria dhe fuqia i takon Atij. Ky është portreti që i del përpara syve haxhiut në hapin e parë të këtij obligimi kuptimplotë, dhe vazhdimi i tij merr formë në koordinim me të dhe atëherë i vihet atij përballë si një mësim i përhershëm dhe i paharrueshëm, të cilit i kërkohet që programin e jetës së vetë ta sinkronizojë sipas tij. Përvetësimi i këtij mësimi të madh dhe vënia në jetë e tij, është burimi i begatë i cili mundet që të freskojë dhe ti japë dinamizëm jetës së myslimanëve dhe ti çlirojë ata prej të gjitha problemeve dhe ngërçeve që kanë në këtë periudhë dhe që mund të kenë në periudhat e mëvonëshme.
Idhulli i nefsit, i mendjemadhësisë dhe mburrjes, i epshit, idhulli i dominimit, idhulli i arrogancës botërore, idhulli i dembelizmit dhe papërgjegjshmërisë dhe të gjithë idhujt poshtërues të shpirtit të nderuar njerëzor mposhten me këtë gjëmim të Ibrahimit, që atëherë kur del nga thellësia e zemrës dhe bëhet program i jetës, bën që liria, krenaria dhe shëndeti të zënë vendin e varësisë, vështirësisë dhe vuajtjes.
Vëllezër dhe motra që jeni duke bërë ritin e haxhit, nga çdo komb dhe shtet, meditoni rreth kësaj fjale të urtësisë hyjnore dhe me një vështrim të saktë përcaktoni detyrën e përgjegjësinë tuaj ndaj ngërçeve të botës islame ne veçanti në Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore, dhe përpiquni ta kryeni atë duke marrë në konsideratë potencialet dhe mundësitë tuaja personale dhe të ambientit rrethues.
Sot politikat e liga të Shba-së në këtë rajon, që është edhe zanafillë e luftës, gjakderdhjes, rrënimit, shpërnguljes si edhe varfërisë, prapambetjes dhe mosmarrëveshjeve etnike dhe fetare, nga njëra anë dhe krimet e regjimit cionist nga ana tjetër, që qëndrimin e tij pushtues në Palestinë e ka ngritur në kulmin e mizorisë dhe ligësisë me dhunimin e vazhdueshëm të territorit të shenjtë të Xhamisë Al Aksa duke shkelur mbi trupat dhe pasurinë e palestinezëve të keqtrajtuar, është çështja primare për të gjithë juve myslimanët rreth të cilës duhet të mendoheni dhe të njihni obligimin tuaj mysliman rreth saj.
Dijetarët e fesë dhe elita politike dhe kulturore kanë një detyrë shumë të rëndë që fatkeqësisht, zakonisht neglizhohet prej tyre. Dijetarët mos ti fryjnë zjarrit të mosmarrëveshjeve fetare, politikanët të mos jenë pasivë përballë armikut dhe elita kulturore zë mos merret me skajet e çështjeve, por të njohin dhimbjen e madhe të botës islame dhe të pranojnë detyrën e tyre për të cilën janë përgjegjës përpara drejtësisë hyjnore dhe ta zbatojnë atë. Ngjarjet vajtuese në rajon, në Irak , Sham, Jemen dhe Bahrejn, në Bregun Perëndimor dhe në Gaza si dhe në disa vende të tjera të Azisë dhe Afrikës, janë ngërçe dhe probleme të mëdha të botës islame në të cilat duhet pare gjurma e komplotit të arrogancës botërore dhe duhet menduar për shërimin e saj. Kombet duhet t’ia kërkojnë këtë qeverive të tyre dhe qeveritë duhet ti qëndrojnë besnike përgjegjësisë të tyre të rëndë.
Haxhi, ky tubim madhështor, është vendi i duhur i çfaqjes dhe kalimit dorë më dorë të kësaj detyre historike dhe rasti i baraatit ( distancimit) i cili duhet të kryhet me pjesëmarrjen e të gjithë haxhilerëve nga të gjitha vendet, është për tu vlerësuar sepse ilustron njërin prej ritualeve politike të kësaj detyre të gjithëanshme.
Sivjet, ngjarja e hidhur dhe me pasoja të mëdha e Mesxhid el_haram_it, hidhëroi gojën e haxhilerëve dhe popujve të tyre. Është e vërtetë se viktimat e këtij aksidenti ndërkohë që po falnin namaz, po bënin Tavaf dhe ishin në adhurim, shkuan në takim me Zotin e tyre, kanë fituar një lumturi të madhe dhe prehen në vendin e sigurisë dhe mëshirës hyjnore. Inshallah, le të jetë ky një ngushëllim i madh për familjarët e tyre, por ky fakt nuk mund të lehtësojë barrën e përgjegjësisë të atyre që janë angazhuar për ruajtjen e sigurisë për vizitorët e Mëshiruesit.
Veprimi sipas këtij angazhimi dhe mbajtja e përgjegjësisë është kërkesa jonë e prerë.

Ve selamu ala Ibadilahi Salihinë
Sejid Ali Khamanei
18 Shtator 2015


21:24 - 3/10/2015    /    Numër : 638206    /    Numri i shikimeve : 884