Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 8403
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 916
 Totali i vizitorëve : 1604039
 Vizitorët online : 5
 Koha e vizitës : 3.0000
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Lideri suprem i revolucionit islamik të Iranit denoncon përpjekjet e Perëndimit për të krijuar përçarje midis myslimanëve ...


  Printo        Dërgoja miqve

Lideri suprem i revolucionit islamik të Iranit denoncon përpjekjet e Perëndimit për të krijuar përçarje midis myslimanëve ...


Lideri suprem i revolucionit islamik të Iranit denoncon përpjekjet e Perëndimit për të krijuar përçarje midis myslimanëve shiitë dhe sunitë: “ As qeveria siriane nuk është një qeveri shiite dhe as kundërshtarët anti – islamë të saja nuk janë sunitë”
Një nga standardet për të gjykuar nëse lëvizjet e Zgjimit islam, janë në rrugën e drejtë apo jo, është se duhet parë qëndrimi i tyre ndaj çështjes palestineze. Që prej gjashtëdhjetë vjet më parë e deri më sot, pushtimi i Palestinës ka qenë tragjedia më e madhe që i është imponuar umetit islam.
Në vijim do të lexoni tekstin e plotë të fjalës të mbajtur nga Ajatollah Ali Khamanei, lideri suprem i revolucionit islamik të Iranit, me rastin e çeljes së punimeve të konferencës ndërkombetare që po mbahet në Teheran me temë “Ulematë dhe Zgjimi Islam”.
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të gjithë lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve, dhe paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi profetin tonë Muhammed el-Mustafa, mbi familjen e tij, shokët e papërlyer dhe të zgjedhur si edhe atyre që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ju uroj mirëseardhjen mysafirë të nderuar dhe lus Zotin të plotfuqishëm dhe mëshirues ta bekojë këtë përpjekje kolektive dhe të bëjë atë një hap efektiv drejt lumturisë së muslimanëve. "Ska dyshim se Ai dëgjon dhe përgjigjet."
Sot subjekt i zgjimit islamik, të cilën do të diskutojmë në këtë konferencë, kryeson listën e çështjeve të botës islame dhe ummetit islam, një dukuri e mahnitshme që në dashtë Allahu të mbetet e shëndetshme dhe të jetë e vazhdueshme, do të rezultojë në rishfaqjen e qytetërimit islam në një të ardhme jo shumë të largët fillimisht për umetin islam dhe më pas për të gjithë njerëzimin.
Sot ajo çfarë shtrihet përpara syve tanë dhe nuk mund të mohohet nga asnjë individ i informuar dhe i inteligjent është se bota e Islamit tani ka dalë nga margjinat e ekuacioneve sociale dhe politike të botës, se ajo ka gjetur një pozitë të shquar dhe të spikatur në qendër të ngjarjeve vendimtare globale, duke ofruar kështu një vështrim të freskët në fushën e jetës politike, qeveritare dhe ndryshimeve sociale. Kjo është konsideruar si një fenomen tejet i rëndësishëm dhe kuptimplotë në botën e sotme, e cila vuan nga një vakum i thellë intelektual dhe ideologjik pas dështimit të komunizmit dhe liberalizmit. Ky është efekti i parë në shkallë globale i ngjarjeve politike dhe revolucionare në Afrikën e Veriut dhe në vendet arabe, e cila në vetvete është një shenjë paralajmëruese e të vërtetave më të mëdha që do të ndodhin në të ardhmen.
Zgjimi Islam, të cilin zëdhënësit e kampit të arrogancës reaksionare, nuk guxojnë madje as ta zenë me gojë, sepse kanë frikë, është një e vërtetë shenjat e së cilës mund ti hasim pothuaj në mbarë botën islame.
Shenja më e dukshme e saj është entuziazmi i opinionit publik, sidomos në mesin e të rinjve, për të ringjallur lavdinë dhe madhështinë e Islamit, për tu bërë të vetëdijshëm për natyrën e rendit dominues ndërkombëtar dhe për të hequr maskën nga fytyrat e paturpshëme, shtypëse dhe arrogante të qeverive dhe qendrave që kanë vënë nën kthetrat e tyre duke e përgjakur Lindjen islame dhe jo-islame për më shumë se dyqind vjet dhe nën maskën e qytetërimit dhe kulturës në forma brutale dhe agresive, pasurinë e këtyre kombeve e kanë bërë kurban të hegjemonisë së tyre.
Dimensionet e këtij Zgjimi të bekuar, mistershëm janë shumë të gjera dhe në zgjerim e sipër. Dëshmitë e rezultatetve të saja të menjëhershme në disa vende të Afrikës Veriore, na japin siguri për rezultate të mëdha dhe të mahnitëshme që do të arrihen në të ardhmen.
Gjithnjë, përmbushja e mrekullueshme e premtimeve hyjnore, është shenjë shpresëdhënëse që premton përmbushjen e përemtimeve më të mëdha. Tregimi në Kur’an për dy premtimet që Zoti i bëri nënës së Hazreti Musait, është shembull i kësaj taktike hyjnore.
Në ato çaste të vështira kur uajo u urdhërua që të hedhë shportën në lumë, me foshnjën brenda saj, Zoti i madhëruar premtoi që: “...Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.”
Përmbushja e premtimit të parë, që ishte më i vogël dhe bëhej me qëllim për të lumturuar nënën, u bë shenjë e përmbushjes së premtimit të misionit profetik, e cila ishte shumë më e madhe dhe natyrisht kërkonte vuajtje, përpjekje dhe durim afatgjatë: “Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.”
Ky premtim i vërtetë, ishte misioni i madh i cili u realizua pas shumë vitesh dhe që ndryshoi rrjedhën e historisë.
Një tjetër shembull është përkujtues i fuqisë se madhe të Perëndisë në shtypjen e agresorëve të Shtëpisë së Shenjtë, në mënyrë që të inkurajojë audiencën e Tij nëpërmjet profetit më të madh, përdor këtë shembull: “Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie” dhe më tej e plotëson duke thënë: “A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?”
Në mënyrë që të forcojë moralin e profetit të Tij të dashur dhe besimit të premtimit, Allahu i Lartësuar sjell këtë shembull: “Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.” Më tej Allahu i Lartësuar i risjell në kujtesë begatitë dhe mrekullitë: “A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi.” Shembuj të tillë në Kur’anin Kerijm janë të shumtë.
Dita kur Islami arriti fitoren në Iran dhe arriti të pushtojë fortesën e Amerikës dhe zionizmit në një nga vendet më të rëndësishme në këtë rajon jashtëzakonisht të ndjeshëm, të urtët e kuptuan se nëse do të jenë largpamës dhe durimtarë fitore të tjera do të vijnë njëra pas tjetrës dhe fitorja erdhi.
Të vërtetat e shkëlqyera në Republikën Islamike, të cilat janë pranuar nga armiqtë tanë, të gjitha janë arritur në sajë të besimit ndaj premtimeve hyjnore, si edhe në sajë të durimit, rezistencës dhe ndihmës së Zotit.
Populli ynë përballë tundimeve të njerëzve të dobët të cilët në periudhë tensioni thërisnin: “...Me siguri na zunë!” i ka dhënë këtë përgjigje: “Kurrësesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”.
Sot kjo është një përvojë e çmuar që është në dispozicion për popujt të cilët i kanë bërë ballë arrogancës dhe tiranisë dhe nuk kanë lejuar që qeveri të korruptuara apo të varura nga Amerika ti rrëzojnë apo trondisin ata.
Rezistenca, durimi, mprehtësia dhe besimi ne premtimi hyjnor: "E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues” , do t’ia dalë mbanë të hapë këtë rrugë të lavdishme për Umetin islam derisa të arrijë kulmin e qytetërimit islam.
Në këtë takim të rëndësishëm, ku janë të pranishëm një grup i dijetarëve të Umetit islam nga vende dhe medhhebeve të ndryshme e shoh të përshtatshme të diskutoj disa pika të nevojshme në lidhje me çështjen e zgjimit islam.
Pika e parë është se valët më të hershme të zgjimit në vendet e këtij rajoni, prapa të cilave ishin kryesisht dijetarët apo prijësit fetarë muslimanë, filluan me infiltrimin e pionerëve të kolonializmit. Emrat e udhëheqësve të shquar dhe personalitete të tilla si Sejjid Jamal ad-Din, Muhamed Abduh, Mirza Shirazi, Akhund Khorasani, Mahmoud al-Hassan, Muhammad Ali, Shejh Fazlollah, Haxhi Agha Noorullah, Abul AlaMaududi si dhe me dhjetëra klerikë të tjerë të famshëm nga Irani, Egjipti, India dhe Iraku shënuan përgjithmonë emrat e tyre në faqet e historisë. Në mënyrë të ngjashme, në epokën bashkëkohore, emri i shkëlqyer i të madhit “Imam Khomeini” po ndriçon si një yll i shkëlqyer në ballë të revolucionit islamik. Ndërkohë, sot dhe në të kaluarën, qindra dijetarë të famshëm, si dhe mijëra dijetarë më pak të njohur po ashtu, dje dhe sot, kanë luajtur një rol thelbësor në lëvizjet reformuese të mëdha dhe të vogla në vende të ndryshme. Lista e reformatorëve fetare, që vijnë nga shtresa jo klerikale, të tillë si Hassan al-Bana dhe Ikbal Lahori, janë të gjata dhe të mahnitëshme. Pothuajse kudo, klerikët dhe teologët kanë qenë autoriteti intelektual dhe mbështetje shpirtërore për popullin. Në kohërat e zhvillimeve të mëdha ata kanë qenë gjithmonë në rreshtin e parë, duke u përballur me rreziqet. Kështu u forcua lidhja ideologjike midis tyre dhe popullit gjë që pasoi me forcimin e ndikimit të tyre në udhëzimin e popullit.
Kjo është po aq e dobishme dhe e begatë për valën e zgjimit islam aq sa është e pakëndshme dhe shqetësuese për armiqtë e umetit islam, ata që mbajnë mëri kundër Islamit dhe ata që janë kundër sundimit të vlerave islame janë duke u përpjekur që këtij autoriteti intelektual ti dobësojnë bazat fetare dhe të krijojnë pole të reja për ta. Nga përvoja, sipas hamendësimit të tyre, thonë se kanë kuptuar që fare lehtë mund të arrijnë kompromise me këto pole mbi vlerat dhe parimet kombëtare! Gjë që kurrë nuk do të ndodhë me dijetarët e devotshëm dhe prijësit e betuar të fesë.
Kjo i rëndon përgjegjësitë për dijetarët e mëdhenj. Ata duhet që me vigjilencë dhe maturi duke njohur metodat dhe makinacionet mashtruese të armikut, ti bllokojnë rrugën në mënyrë që të dështojnë komplotet e armikut. Një nga fatkeqësitë më të mëdha, është joshja ndaj pasurive të kësaj bote. Gënjimi nga lëmoshët dhe të mirat e njerëzve të pasur duke u bërë kështu borxhli ndaj demonëve të epshit dhe pushtetit, është shkaku më i rrezikshëm i ndarjes nga populli dhe humbjes së besimit dhe sinqeritetit të tij. Egoizmi dhe etja për pushtet e individëve të dobët që i tërheq ata drejt prirjeve për pushtet, janë shtrati i korrupsionit dhe devijimit. Këtë ajet Kur’anor duhet ta mbani gjithmonë vëth në vesh: “ Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.”
Sot në epokën e lëvizjeve shpresëdhënëse të zgjimit islam, ndonjëherë nga njëra anë vihen re inskenime të agjentëve amerikanë për të skalitur sipas ideologjisë së tyre, autoritetet e pasigurta intelektuale dhe në anën tjetër përpjekjet e Karunëve (personazh Kur’anor , simbol i së keqes) të dhënë mbas epshit dhe qejfeve që tentojnë të terheqin besimtarët dhe njerëzit e devotshëm në veprat e tyre të fëlliqura dhe të pista. Dijetarët fetarë dhe intelektualët e devotshëm duhet që të jenë shumë vigjilentë dhe të kujdesshëm përballë këtyre situatave.
Pika e dytë është domosdoshmëria e portretizimit të një qëllimi afatgjatë për zgjimin islam në vendet myslimane, një qëllim fisnik që i jep orientim zgjimit të popujve dhe i ndihmon ata të arrijnë qëllimin e caktuar. Duke identifikuar këtë pikë do të jemi në gjendje të përgatisim udhërrëfyesin dhe të përcaktojmë qëllimet afatshkurtra dhe afatmesme. Ky qëllim përfundimtar nuk mund të jetë asgjë më pak se krijimi i “ qytetërimit të shkëlqyer islam”. Të gjitha pjesët përbërëse të umetit islam - në formën e kombeve dhe vendeve të ndryshme - duhet të arrijë pozitën qytetëruese që është specifikuar në Kuranin e Shenjtë.
Karakteristikë kryesore dhe e përgjithshëme e këtij qytetërimi është shfrytëzimi i të gjitha kapaciteteve materiale dhe shpirtërore nga njeriu, të cilat Allahu i Lartësuar i ka dhuruar në këtë botë si edhe në vetë qenien humane, në mënyrë që të sjellë lumturi dhe përsosmëri për njerëzimin. Struktura sipërfaqësore e këtij qytetrimi duhet dëshmuar në qeverinë popullore, në ligjet e dala nga Kur’ani i shenjtë, në identifikimin dhe zgjidhjen e nevojave të ndryshme të njerëzimit, në shmangien e ngurtësisë dhe qëndrimeve reaksionare, shmangjen e risive dhe falsifikimeve, në krijimin e mirëqënies dhe pasurisë publike, në vendosjen e drejtësisë, çlirimin nga ekonomia e bazuar në privilegje të posaçme si edhe kamata, në promovimin e vlerave njerëzore, në mbrojtjen e njerëzve të shtypur dhe në nevojë të botës si dhe me punë të palodhur dhe krijuese. Vështrimi ixhtihadist në fusha të ndryshme, duke filluar nga shkencat humane deri te sistemi i mësimit dhe edukimit zyrtar, nga ekonomia dhe bankingu deri në prodhimi teknik dhe teknologjik, nga mediat moderne të artit dhe kinemasë, marrëdhëniet ndërkombëtare etj..., janë të gjitha të nevojshme për ndërtimin e këtij qytetërimi.
Përvoja ka treguar se të gjitha këto aspirata janë të mundshme dhe brenda kapaciteteve të komuniteteve myslimane. Kjo pikëpamje nuk duhet të trajtoht me nxitim dhe pesimizëm. Pesimizmi ndaj aftësive vetjake, është mosmirënjohje ndaj bekimeve të Perëndisë. Neglizhimi i ndihmës hyjnore bën që njeriu të rrëshqasë në batak: “ ... mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq....” Ne mund të thyejmë zinxhirin e monopoleve shkencore, ekonomike dhe politike të fuqive hegjemoniste dhe të ndihmojmë Umetin islam të bëhet pionier i restaurimit të drejtave të shumicës së vendeve të botës, të cilat kanë qenë të dominuara nga një pakicë fuqish arrogante. Qytetërimi islam mundet që nëpërmjet tipareve të besimit, njohurive, moralit dhe përpjekjeve të vazhdueshme, ti dhurojë umetit islam si edhe mbarë njerëzimit ide përparimtare dhe kodet e moralit të lartë si edhe të shërbejë si pikë çlirimi ndaj këndvështrimit materialist, shtypës dhe moralit korruptiv të kësaj bote të cilat përbëjnë shtyllat e qytetërimit aktual perëndimor.
Pika e tretë është se në lëvizjet e zgjimit islam është e nevojshme për të patur vëmendje të vazhdueshme ndaj përvojës së hidhur dhe të tmerrshme të veprimit në përputhje me politikat Perëndimore të moralit, në çështje të tilla si etika dhe mënyra e jetesës.
Në më shumë se një shekull të imitimit të kulturës dhe politikës të fuqive arrogante, vendet myslimane kanë vuajtur nga fatkeqësitë vdekjeprurëse të tilla si varësia dhe poshtërimi politik, varfëria dhe problemet ekonomike, degradim i virtyteve morale dhe etike, prapambetje e turpshme shkencore, dhe të gjitha këto kanë ndodhur ndërkohë që umeti islam gëzonte një histori të lavdishme progresi në të gjitha fushat e jetës.
Ky pohim nuk duhet të interpretohet si armiqësi ndaj Perëndimit. Ne nuk jemi armiqësorë ndaj asnjë grupi të qenieve njerëzore për shkak të dallimeve gjeografike. Ne kemi mësuar nga Aliu (a.s) i cili i përshkruan kështu njerëzit: "Ata të cilët kanë të njëjtën fe si ju, ata janë vëllezërit tuaj, dhe ata që kanë fe të tjera nga ajo e juaja, ata janë qenie njerëzore si ju." Ankesa jonë është kundër shtypjes, arrogancës, diktatit,agresionit dhe degjenerimit moral që i është imponuar popujve tanë nga fuqitë kolonialsite dhe arrogante. Aktualisht vazhdojmë të shikojmë diktatet, ndërhyrjet dhe gjuhën e forcës të përdorur nga SHBA_të dhe disa prej aleatëve të saj në rajon, në vendet ku flladi i zgjimit është shndërruar në stuhi të kryengritjeve revolucionare. Premtimet e tyre nuk duhet të ndikojnë në vendimet dhe veprimet e personaliteteve të shquara politike si edhe në lëvizjet masive popullore. Në këtë rast po ashtu duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara. Ata që për vite të tëra, i mbajtën shpresat e tyre në premtimet e Amerikës, dhe bazuan sjelljen dhe politikat e tyre të prirura drejt shtypjes, nuk kanë arritur të zgjidhin ndonjë problem të kombeve të tyre apo të kenë eleminuar një padrejtësi për veten apo për të tjerët. Duke i’u dorëzuar Amerikës, ata nuk arritën të parandalojnë madje as shembjen e një shtëpie të vetme palestineze të ndërtuar në një territor që i përket popullit palestinez. Politikanët dhe personalitete të shquar të cilët janë të mashtruar nga ryshfetet apo frikësuar nga kërcënimet e kampit të arrogancës dhe të humbasin mundësinë e madhe të zgjimit islam, duhet të jenë të shqetësuar në lidhje me këtë kërcënim hyjnor: “A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit, (e sollën) Në xhehennem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.”
Pika e katërt është se sot një nga gjërat më të rrezikshme që kërcënon lëvizjen e zgjimit islam janë përpjekjet për të nxitur përçarje dhe shndërrimin këtyre lëvizjeve në konflikte të përgjakshme sektare, etnike dhe kombëtare. Aktualisht, ky komplot po ndiqet seriozisht nga shërbimet e zbulimit të Perëndimit dhe zionizmit me ndihmën e dollarëve të naftës dhe politikanëve të korruptuar nga Azia Lindore, Afrika e Veriut dhe në veçanti nga rajoni arab. Paratë që mund të ishin shpenzuar për të sjellë lumturi për njerëzimin, janë duke u përdorur për të bërë kërcënime, për cilësuar disa të pafe, për të bëre vrasje, për të vënë bomba, për të derdhur gjakun e myslimanëve si dhe për të ndezur zjarrin afatgjatë të mërive dhe ndasive. Ata që e konsiderojnë fuqinë e unifikuar të Islamit si një pengesë në rrugën e qëllimeve të tyre të liga, kanë dalë në përfundimin se përhapja e mosmarrveshjeve dhe konflikteve brenda Ummetit islam është mënyra më e lehtë për të arritur qëllimin e tyre satanik. Kështu ata kanë shfrytëzuar dallimet teorike në jurisprudencën islame, kelam, historinë islame dhe hadith,të cilat janë të natyrshme dhe të pashmangshme, si një pretekst për të shpallur të pafe, derdhur gjak , komplot dhe korrupsion.
Një vështrim vigjilent në skenën e konflikteve të brendshme, zbulon qartë duart e armikut prapa këtyre tragjedive. Këto duar mashtruese padyshim përfitojnë nga injoranca, paragjykimet dhe cektësia vizionare që ekziston në shoqëritë myslimane, duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit. Përgjegjësia e reformatorëve fetare dhe politikë si edhe personaliteteve të shquara është shumë e rëndë në këtë drejtim.
Aktualisht, Libia, Egjipti, Tunizia, Siria, Pakistani, Iraku dhe Libani janë në një mënyrë ose në një tjetër të përfshirë ose të ekspozuar ndaj këtyre flakëve të rrezikshme. Është e nevojshme të tregohet jashtëzakonisht kujdes i madh dhe të gjendet zgjidhja. Është naive të mendojmë se motivet e të gjitha këtyre ngjarjeve janë për shkak të faktorëve ideologjikë dhe etnikë. Fushatat e propagandës së mediave perëndimore si edhe atyre të varura dhe mercenare në rajon pretendojë se lufta shkatërruese në Siri është një konflikt shiit dhe sunit duke krijuar kështu një margjinale sigurie për zionistët dhe armiqtë e rezistencës në Siri dhe Liban. Ndërkohë që dy anët e konfliktit në Siri nuk janë as shiitë dhe as sunitë, por ata janë mbështetësit dhe kundërshtarët e rezistencës anti-sioniste.
As qeveria siriane nuk është një qeveri shiite dhe as opozita sekulariste dhe antislame nuk janë një gurp sunitësh. Arritja e vetme e komplotuesve të këtij skenari të tmerrshëm është se ata kanë arritur të përdorin ndjenjat fetare të njerëzve naivë për të ndezur këtë zjarr vdekjeprurës. Po të shohim skenën dhe ata që janë përfshirë në të në nivele të ndryshme të saja, çështja zbardhet fare kollaj për çdo njeri të drejtë.
Ndërkaq, në rastin e Bahreinit, kjo valë e propagandës ushtrohet në një formë tjterë duke spekuluar dhe mashtruar opinionin publik. Në Bahrein, shumica e popullatës që vazhdon të shtypet për vite të të tëra duke qënë e privuar nga e drejta e votës si dhe të drejtat themelore të çdo kombi, është ngritur për të kërkuarë të drejtat e tyre. A duhet që ky rast të konsiderohet si një konflikt shiit-sunit thjesht sepse shumica e të shtypurëve janë shiitë dhe qeveria shtypëse laike pretendon të jetë suni?
Sigurisht, kolonialistët evropianë dhe amerikanë si edhe miqtë e tyre në rajon duan ta pasqyrojnë situatën kështu, por a është kjo e vërteta?
Këto janë shkaqe që i bëjnë thirrje dijetarëve dhe reformatorëve të drejtë për të menduar me kujdes dhe me ndjenjën e përgjegjësisë të identifikojnë qëllimet e armiqëve që janë thellimi i përçarjeve sektare, etnike dhe partiake. Identifikimi i këtyre qëllimeve të mbrapshta është një obligim për të gjithë.
Pika e pestë është se njëri nga standardet për të gjykuar nëse lëvizjet e Zgjimit islam, janë në rrugën e drejtë apo jo, është se duhet parë qëndrimi i tyre ndaj çështjes palestineze. Që prej gjashtëdhjetë vjet më parë e deri më sot, pushtimi i Palestinës ka qenë tragjedia më e madhe që i është imponuar umetit islam. Që nga dita e parë deri më sot, tragjedia e Palestinës ka qenë një kombinim i vrasjeve, terrorit, shkatërrimit, uzurpimit dhe agresionit ndaj vendeve të shenjta islame.
Domosdoshmëria e rezistencës dhe luftës kundër këtij armiku luftënxitës dhe pushtues, ka qenë në pajtim unanim të të gjitha medhebeve islame dhe konsensusi i të gjitha lëvizjeve të ndershme dhe të shëndosha kombetare. Çdo lëvizje në vendet myslimane e cila shpërfill këtë përgjegjësi fetare dhe kombëtare duke marrë në konsideratë kërkesat diktuese të Amerikës, apo me pretekstin e arsyetimeve të paarsyeshme, nuk duhet të presë që të shikohet si besnike e islamit dhe e sinqertë në pretendimet e saj patriotike.
Kjo është një provë. Do të akuzohet ç’dokush që nuk e pranon sloganin për çlirimin e Kudsi Sherifit dhe çlirimin e popullit palestinez, apo ta anashkalojë atë dhe ti kthejë shpinën frontit të rezistencës. Umeti islam duhet të ketë parasysh këtë standard të qartë dhe themelor, kudo dhe kurdoherë.

Të nderuar të ftuar, vëllezër dhe motra

Kurrë mos harroni komplotin e armikut. Mungesa e vigjilencës nga ana jonë, i jep mundësi armiqëve tanë. Mësimi që Aliu (alejhi selam) na jep është se "Kushdo që është i pakujdesshëm në lidhje me çështjen e tij, armiku i tij nuk do të flinte përballë këtij avantazhi ..." ( ekuivalente në shqip me shprehjen popullore: “Uji fle, armiku nuk fle.”)
Në këtë drejtim, përvoja jonë në Republikën Islame është gjithashtu mësimdhënëse. Me fitoren e revolucionit islam në Iran, qeveritë arrogante perëndimore dhe Amerika e cila kishte vendosur kontroll të plotë mbi drejtuesit demonë iranianë dhe i përdorte ata për të përcaktuar fatin politik, ekonomik dhe kulturor të vendit tonë, duke nënvlerësuar fuqinë e madhe të besimit islam brenda shoqërisë iraniane, duke qenë e pa informuar për forcën “basixh” (vullnetarët) dhe udhëzimin islam dhe Kur’anor, befas kuptoi neglizhencën e saj! Kështu rifilluan të aktivizoheshin me urgjencë aparatet shtetërore, shërbimet sekrete dhe qendrat e tyre komanduese me qëllim që të justifikonin humbjen e rëndë. Ne kemi qenë dëshmitarë të llojeve të ndryshme të komploteve dhe makinacioneve të tyre gjatë këtyre tridhejtë e ca viteve të kaluara. Në thelb, ka patur dy faktorë që kanë bërë të dështojnë komplotet e tyre: “Rezistenca në mbrojtje të parimeve islame dhe dalja e popullit në skenë. Këto dy faktorë ishin kudo çelësi i fitores. Faktori i parë u garantua nëpërmjet besimit të sinqertë ndaj premtimit hyjnor, ndërsa faktori i dytë u garantua falë përpjekjeve të sinqerta dhe qartësimit të ndershëm.
Një komb që ka besim në ndershmërinë dhe sinqeritetin e udhëheqësve të tij ,do të entuziazmojë skenën me praninë e tij të bekuar. Dhe kudo që një komb qëndron në skenë me një vendosmëri të fortë, nuk ka fuqi që ta mposhtë atë.
Kjo është një përvojë e suksesshme për të gjitha kombet, që me praninë e saj, shënoi lëvizjen e Zgjimit islam.
I lutem Allahut të Lartësuar, t’iu udhëzojë, ndihmojë dhe mëshirojë juve si dhe të gjithë kombet myslimane.
Es-selamu alejkum ve Rahmetullahi ve Berkatuhu!


22:06 - 15/05/2013    /    Numër : 598275    /    Numri i shikimeve : 1224