Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 8404
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 917
 Totali i vizitorëve : 1604040
 Vizitorët online : 4
 Koha e vizitës : 2.4844
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Organizohet manifestimi madhështor kulturor në Kosovë me temë “ Gonxhja e Pejgamberit”


  Printo        Dërgoja miqve

Organizohet manifestimi madhështor kulturor në Kosovë me temë “ Gonxhja e Pejgamberit”

Ditën e shtunë, datë 12 maj me rastin e ditëlindjes të vajzës të dashur të profetit të Allahut (S), Hazreti Fatime Zahrasë, në Prishtinë u organizua një manifestim kulturor madhështor.
Organizatorët e këtij manifestimi madhështor ishin; shoqata kulturore “Kur’ani” me seli në Prizren, fondacioni kulturor iranian“Saadi Shirazi” në Tiranë,  Asambleja botërore e Ehli Bejtit (a.s), “Mesxhidi i Ehli Bejtit (a.s)”, në Tiranë, teqeja  e tarikatit “Rifai” të qytetit Rahovec nga Kosova, teqeja e tarikatit “Bektashi”  në Gjakovë, teqeja e tarikatit “Kadiri” në Prizren, teqeja e tarikatit “Sinani” në Prizren, shoqata “Kur’ani mubin” në Prizren, shoqata edukative kulturore “Nisa” në Prishtinë.
Manifestimi madhështor u organizua në ambientet e  hotel “Victory” në Prishtinë.
Në këtë manifestim madhështor morën pjesë z. Abas Azizi drejtori i fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi” , z.Hasan Azari,drejtori i shoqatës kulturore “Kur’ani”,  z. Amir Asghari drejtor i fondacionit “Rumi” në Shqipëri, sheh Qemaludin Reka, drejtuesi i “ Mesxhdi i i Ehli Bejtit (a.s)”, znj. Ikballe Huduti, drejtoreshë e shoqatës edukativo-kulturore “Nisa” si dhe një numër shumë i madh femrash besimtare dhe intelektuale myslimane nga Shqipëria dhe Kosova.
Manifestimi filloi me këndimin e disa vargjeve nga Kur’ani i shenjtë. Më pas fjalën e mori z. Azari, drejtori i shoqatës kulturore “Kur’ani”  i cili i falënderoi organizatorët e këtij aktiviteti dhe i uroi të gjithë të pranishmëve ditëlindjen e Hazreti Fatime Zahrasë (s.a).


Në seancën e parë të manifestimit kulturor (sesioni shkencor) referuan:


1. Hazreti Fatimja dhe edukimi i fëmijëve. - Prof. Besa Gërgi Bytyqi – Prizren
2. LEJLA ASGARI( drejtoresha e Kolegjit Saadi – Tiranë
3. Roli i gruas me mbulesë islame  (hixhab)  në shoqërinë shqiptare.- Mr. Besa Ismaili – Ahmeti – Prishtinë
3. Roli i nënës në mbrojtjen e fëmijëve nga dukuritë negative në shoqëri – Mr.Sc. Arta Kelmendi -Prishtinë
4. Roli i prindërve në  arsimim dhe edukim të fëmijëve.- Prof. Sadbere  Biçku-  Kamenicë
5. Roli i nënës në mbrojtjen e fëmijëve nga dukuritë negative në shoqëri   -Xhevahire Bajrami – Abazi- Gjilan
6. Berna Vasfiju
7. Hazreti Fatimja – shembulli femëror. – H. Ikballe Berisha – Huduti – Prishtinë


Në seancën e dytë të këtij manifestimi, grupi muzikor dhe i shfaqjeve të vajzave të shoqatës edukativo-kulturore “Nisa” kënduan këngë fetare si dhe vunë në skenë shfaqje për Hazreti fatime Zahranë (s.a).
Në seancën  tretë të këtij aktiviteti u shpërndanë  fletë “Mirënjohje” dhe shpërblime për organizatorët e këtij manifestimi kulturor madhështor.



16:36 - 12/06/2012    /    Numër : 584715    /    Numri i shikimeve : 2711