Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 8386
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 858
 Totali i vizitorëve : 1603981
 Vizitorët online : 4
 Koha e vizitës : 3.2969
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Iranit, Hazreti Imam Khomeinit (r.h) në Mesxhidin e Ehli Bejtit (a.s) në Tiranë.


  Printo        Dërgoja miqve

Iranit, Hazreti Imam Khomeinit (r.h) në Mesxhidin e Ehli Bejtit (a.s) në Tiranë.

Me rastin e 23-vjetorit të kalimit nga kjo jetë të udhëheqësit të ndjerë të Republikës Islamike të Iranit, Hazreti  Imam Khomeinit (r.h), ditën e premte , datë 1 qershor, fondacioni kulturor iranian në bashkëpunim me mesxhidin e Ehli Bejtit (a.s) në Tiranë organizoi një ceremoni përkujtimore.
Në këtë ceremoni morën pjesë, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, dr. Ali Amoui, drejtori i fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi”, z. Abas Azizi, iranianët me banim në Shqipëri admirues të imamit, përfaqësuesi i kryegjyshatës botërore bektashiane si dhe përfaqësues të tarikateve të ndryshme aleviane nga Mali i zi dhe Kosova.
Drejtuesi i mesxhidit të Ehli Bejtit (a.s)  Sheh Qemaludin Reka në fjalimin e mbajtur me këtë rast, ngriti lart personalitetin e Hazreti Imam Khomeinit (r.h) dhe rolin e tij të spikatur në udhëheqjen dhe kurorëzimin me fitore të revolucionit islamik të Iranit.
Ai e cilësoi udhëheqësin  madh të revolucionit islamik të Iranit, hazreti Imam Khomeinin (r.h) si udhëheqës shpirtëror për të gjithë pasuesit e vijës së Ehli Bejtit (a.s) në mbarë botën.
Në lidhje me figurën e këtij burrë shteti folën edhe; kryetari i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Iran, dr. Bedri Bylyku dhe përfaqësues të tarikateve aleviane  dhe Ehli bejtit (a.s) nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi duke ngritur lart figurën e Imam Khomeinit (r.h).
Përfaqësuesi i kryegjyshatës botërore bektashiane pjesëmarrës në këtë ceremoni përkujtimore, dervish Mikaili, në shenjë dashurie shpirtërore ndaj Imam Khomeinit  (r.h) recitoi një poezi para auditorit,të cilën e kishte shkruar ai vetë dhe ia kushtonte Imam Khomeinit (r.h).
Në përfundim të ceremonisë përkujtimore, për të pranishmit u shpërndanë nga një kopje cd  e cila përmbante një film dokumentar mbi jetën e Imam Khomeinit (r.h) si dhe një libër që trajtonte jetën dhe veprën e Imam Khomeinit (r.h) me titull, “Imam Khomeini (r.h), udhëheqës shpirtëror dhe politik”,të cilat u përgatitën dhe botuan nga fondacioni kulturor “Saadi SHirazi”.


16:32 - 14/06/2012    /    Numër : 584712    /    Numri i shikimeve : 1625