Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 8398
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 905
 Totali i vizitorëve : 1604028
 Vizitorët online : 4
 Koha e vizitës : 1.8438
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Organizohet simpoziumi me temë “Imam Aliu (a.s) atdheu, liria” në Përmet


  Printo        Dërgoja miqve

Organizohet simpoziumi me temë “Imam Aliu (a.s) atdheu, liria” në Përmet

Ditën e shtunë, datë 2 qershor Kryegjyshata Botërore Bektashiane në bashkëpunim me fondacionin kulturor Iranian “Saadi Shirazi” me rastin e ditëlindjes të Hazreti Imam Aliut (a.s), organizoi në kinemanë e qytetit të Përmetit simpoziumin me temë “ Imam Aliu (a.s), atdheu, liria”.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj, drejtori I fondacionit kulturor Iranian “Saadi Shirazi” në Tiranë, z. Abbas Azizi, kryetari i komitetit shtetëror të kulteve të Republikës së Shqipërisë av.Rasim Hasanaj, myftiu i qytetit të Përmetit, kryetari i bashkisë Përmet  z. Gilbert Jaçe, kryetari i baskisë të qytetit Tepelenë, klerikë bektashinj si dhe besimtarë dhe intelektualë të këtij qyteti.
Simpoziumi filli me recitimin e disa vargjeve nga Kur’ani  i shenjtë dhe vijoi me fjalimet përshëndetëse.
Kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi Edmond Brahimaj në fjalimin e tij vuri theksin në pozitën e lartë që gëzon Imam Aliu (a.s) në fenë islame duke e cilësuar atë simbol të lirisë dhe atdhedashurisë . me këtë rast ai i uroi mbarë besimtarëve myslimanë bektashinj ditëlindjen e bekuar të Imam Aliut (a.s).
z. Rasim Hasanaj në fjalën e tij përshëndetëse  theksoi se organizimi  i këtij simpoziumi përkon me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë duke falënderuar me këtë rast Kryegjyshatën Botërore bektashiane. Duke u ndalur në figurën e Imam Aliut (a.s), z. Rasim Hasanaj e cilësoi këtë imam si një liridashës dhe atdhedashës të madh, me shpirt të pastër , mendje të ndritur dhe udhëheqës i drejtë i myslimanëve.
Myftiu i qytetit të Përmetit në fjalën e tij përshëndetëse  u ndal tek liria si një prej bazave të fesë islame duke e vlerësuar Hazreti Aliun (a.s) si simbol të saj. Jo pa qëllim, shtoi më tej ai kleri bektashian në veçanti dhe ai islam në tërësi kanë qenë në krye të lëvizjeve patriotike dhe liridashëse në vendin tonë.
Më pas mbajtën fjalën Baba Sadik Ibrokodheli, Baba Hekuran Nikollari, studiuesi Kastriot Bezati dhe prof. Fatos Xhaferi të cilët u ndalën në aktivitetin patriotik të klerit dhe objekteve të kultit bektashi në Shqipëri.



16:29 - 15/06/2012    /    Numër : 584709    /    Numri i shikimeve : 2609