Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 8395
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 897
 Totali i vizitorëve : 1604020
 Vizitorët online : 3
 Koha e vizitës : 1.5469
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Nis shqipërimi i filmave iranianë


  Printo        Dërgoja miqve

Nis shqipërimi i filmave iranianë

Filmat më të ndjekur në vitet e fundit të kinematografisë moderne iraniane si: “Ngjyra e Zotit” (Range Khoda), “Nusja” (Aroos), “Suksesi i papritur” (Toufigh Ejbari), “Shefi” (Reis), “Dita e tretë” (Rooze sevoom) etj, tashmë janë të gatshëm për ekranet dhe kinematë shqiptare.
Qendra e filmit Iran-Shqipëri, shkurt “Iralb”, krijuar me mbështetjen e fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” në Tiranë, ka filluar përkthimin në shqip të filmave më të njohur të kinemasë iraniane.
Sipas drejtorit të fondacionit, “Iralb” do të shërbejë si një qendër mediatike vizuale në fushat e prodhimit të filmave artistikë, dokumentarë iranianë dhe shqiptarë, do të krijojë kushtet e dyanshme për shpërndarjen dhe shfaqjen e filmave në kinema, kanale televizive dhe në organizatat e tjera publike dhe joqeveritare.
Gjithashtu, qendra do të bëjë dublimin dhe titrimin e filmave kinematografikë, shkëmbim përvoje në prodhimin e filmave artistikë, dokumentarë, do të organizojë javën e filmit iranian në Shqipëri dhe anasjelltas si edhe do të marrë pjesë në festivalet ndërkombëtare të filmit.


2009/09/09    /    Numër : 539617    /    Numri i shikimeve : 1074