Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 8400
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 910
 Totali i vizitorëve : 1604033
 Vizitorët online : 4
 Koha e vizitës : 2.5469
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > “Trashëgimia kulturore perse në Ballkan”


  Printo        Dërgoja miqve

“Trashëgimia kulturore perse në Ballkan”


METROPOL


BLERINA GOCE


23/01/2009  Konferencë rajonale  


Fondacioni kulturor "Saadi Shirazi" në muajin shkurt pritet të organizojë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, seminarin rajonal me temë "Trashëgimia kulturore perse në Ballkan". Në këtë seminar rajonal do të analizohet dhe studiohet trashëgimia kulturore perso-iraniane nga e kaluara deri në të tashmen. Ky seminar është një rast mjaft i mirë për të pasqyruar praninë e gjuhës dhe letërsisë perse dhe së bashku me to edhe të qytetërimit e kulturës në përgjithësi në rajonin e Ballkanit. Seminari, i cili do të organizohet në bashkëpunim me subjekte akademike, kulturore si dhe ndërkombëtare të atashuara në Tiranë, do të trajtojë aspekte të larmishme të këtij argumenti. Gjatë seminarit ndërkombëtar do të çelët edhe një ekspozitë me dhjetëra dorëshkrimet në gjuhën perse që ndodhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë, si dhe punime artizanale iraniane, botime letrare të fondacionit kulturor "Saadi Shirazi" në Shqipëri etj. Gjithashtu në këtë seminar do të promovohen edhe dy libra të rinj të botuar nga ky fondacion: "Historia e letërsisë perse" dhe "Proverba persiane".   


2009/01/24    /    Numër : 531524    /    Numri i shikimeve : 1020