Sunday, December 17, 2017
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 8397
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 904
 Totali i vizitorëve : 1604027
 Vizitorët online : 4
 Koha e vizitës : 1.8438
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Mesazhi i Rëndësishëm i Liderit Suprem të Republikës Islamike të Iranit, Ajatollah Khamanei me rastin e masakrimit të popullit të Gazës


  Printo        Dërgoja miqve

Mesazhi i Rëndësishëm i Liderit Suprem të Republikës Islamike të Iranit, Ajatollah Khamanei me rastin e masakrimit të popullit të Gazës

TEHRAN


Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit
Ina Allahi ua ina Ilejhi raxhiun
Krimet e kobshme të regjimit sionist në Gaza dhe masakrimi i qindra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm, treguan edhe njëherë tjetër karakterin gjakatar të ujqërve sionistë që më kot u përpoqën ta maskonin në këto vitet e fundit vesin e tyre gjakatar. Të gjithëve atyre që nuk ishin vigjilinte i kumboi edhe njëherë në vesh rreziku i këtij regjimi të pafe që përbën  rrezik për territoret e kombit islam. Gjëma e kësaj ngjarje të llahtarshme është shumë e rëndë  jo vetëm për myslimanët por për çdo njeri të ndërgjegjshëm dhe fisnik në çdo cep të botës. Por fatkeqësia më e madhe është heshtja inkurajuese e disa prej vendeve arabe dhe që pretendojnë se janë myslimane. Çfarë fatkeqësie më të madhe se kjo presin qeveritë e vendeve myslimane, që ti kundërvihen regjimit të pafe, pushtues dhe shkatërrues sionist dhe të përkrahin popullin e Gazës, me këtë qëndrim të tyre këto qeveri i japin shkas regjimit sionist që me mendjemadhësi të pretendojë se kjo katastrofë e madhe u krye në koordinim dhe me pëlqimin e këtyre qeverive!
Lliderët e këtyre shteteve çfarë përgjigje do ti japin të dërguarit të Allahut? Çfarë përgjigje do ti japin popullit të vet, që padyshim është në zi? Të jeni të sigurt se sot zemrat e popujve të Egjiptit dhe Jordanisë dhe të gjitha vendeve islame janë tepër të pikëlluara dhe të gjakosura pas kësaj vrasje makabre e cila vjen pas një periudhe të gjatë embargoje në ushqime dhe ilaçe për popullin e Gazës.
Qeveria kriminele e Bushit në ditët e fundit të saj në pushtet i vuri edhe një njollë tjetër turpi Amerikës e cila është bashkëautore në këtë masakër dhe krim të madh lufte. Vendet evropiane të cilat po qëndrojnë indiferente ose janë bashkëautore në këtë krim të madh, i treguan edhe njëherë tjetër  myslimanëve se pretendimet e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë të rreme dhe u pozicionuan në frontin anti islam.
Tani pyetja ime që i drejtoj klerikëve të lartë fetarë myslimanë të botës arabe dhe në veçanti të Universitetit teologjik “Al Azhar” të Egjiptit, se a nuk ka ardhur momenti që të ndjeni se islami dhe myslimanët janë në rrezik? A nuk ka ardhur çasti që të veproni sipas urdhirt islam për ti bërë ballë të keqes? A ka provë më të qartë se ajo që po ndodh në Gaza dhe mbarë Palestinën apo është e nevojshme që armiku i pafe sionist në bashkëpunim me kolaboracionistët  hipokritë, të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të shfarosur myslimanët që ju të jepni kushtrimin?
Unë i drejtohem me këtë pyetje mediave dhe intelektualëve të botës islame dhe në veçanti asaj arabe se deri kur do të qëndroni indiferntë në përgjegjësinë tuaj mediatike dhe intelektuale? A nuk janë diskretituar mjaftueshëm Perëndimi  dhe Këshilli i ashtëquajtur i sigurisë i OKB-së apo prisni që të diskretitohen më tepër?
Të gjithë muxhahidinët palestinezë dhe të gjithë myslimanët në mbarë botën feja i angazhon që në çdo mënyrë të mundshme të ndihmojnë gratë, fëmijët dhe popullin e pambrojtur  të Gazës dhe kushdo që vritet në këtë mbrojtje legjitime dhe të shenjtë do të jetë martir dhe do të shpresojë që të rreshtohet me martirët e luftës së Bedrit dhe Uhudit nën komandën e të dërguarit të Allahut hazreti Muhamed Mustafait (s.a.v.s).
Organizata e Konferencës Islamike duhet që në këto momente të ndera të veprojë sipas përgjegjësisë historike dhe të krijojë urgjentisht frontin e përbashkët islam kundër regjimit sionist. Regjimi sionist duhet ndëshkuar nga shtetet islame. Udhëheqësit e këtij regjimi pushtues duhen gjykuar dhe dënuar individualisht nën akuzën për krime kundër njerëzimit dhe shtetrrethimin afatgjatë të Palestinës.
Kombet islame munden që me vullnet të sinqertë të relizojnë të gjitha këto që u thanë më sipër, dhe këtu përgjegjësia dhe detyra e politikanëve, dijetarëve islame dhe intelektualëve është më e rëndë se e të tjerëve.
Unë personalisht me rastin e masakrës së Gazës, ditën e Hënë e shpall ditë zie të përgjithshme dhe i ftoj të gjithë funksionarë e shtetit që të  bëjnë detyrën e tyre përballë këtij incidenti të pikëllueshëm.


Lideri Suprem i Republikës Islamike të Iranit
Hirësia e tij Seyed Ali Khamanei


 


 


2009/01/01    /    Numër : 530888    /    Numri i shikimeve : 1053